Thursday, September 24, 2009

Diplomati ideal

1-Diplomacia dhe të derguarit e saj ndër shekuj

Diplomacia qe, sot paraqitet ne performancen me te mire pergjate gjithe rrjedhes se
shekujve, ne kuadrin e marrëdhënieve ndërkombëtare,e ka filluar historine e saj me
Greqinë e Lashtë, dhe eshte vijuar me tej me personalitete te Romes antike.
Prova më e hershme e diplomacisë Greke gjendet ne preludin e letersise se saj,
Iliada dhë Odisea. Në fundin e shekullit të 12-të, në Itali përdoret për herë të parë termi, ambasador (i derguari ne nje mision). Në shekullin 16-të, titulli ambasador përdorej vetëm për të dërguarit e mbajtësit e kurorës, kjo per republikën e Venedikut. Makiaveli, pohonte se një i dërguar duhet të ketë integritet, besueshmëri dhe ndershmëri, si dhe aftësi për ta përdorur ate sipas rastit.

Në vitin 1626 Kardinali Richelie, krijoi të parën ministri të jashtmë moderne në
Francë, për të centralizuar politikën dhe, për të siguruar kontroll mbi të dërguarit në ndjekje të politikës së interesit kombëtar.
Ai iu përmbajt mendimit se shteti i kapërcente kufijtë e kurorës dhe të territorit, të princit dhe të popullit. Ai nuk ishte dakord me dëshirat dhe ndjenjat e sundimtarit. Për të shteti ka interesa dhe nevoja që bazohen në ato interesa, që i kalojnë caqet e ngushta. Arti i qeverisjes, qëndron në njohjen e këtyre interesave dhe veprimit në përputhje më to, pavarësisht nga konsideratat etike, emotive apo fetare. Richelie shpalli atë që është bërë tashmë aksiomë, për ata që drejtojnë politikat e jashtme të shteteve sovranë.

Kongresi i Vjenës 1814-15,(K.Vj) hodhi hapin e pare drejt rruges së misionit
diplomatik, përcaktoi rregullat e diplomacisë nga ku kjo do te vulosej me Konventën
e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike më 1961.

2-Diplomacia ne fillim te shekullit XVIV

Meqenese asgje ne luften e pare boterore nuk shkoi siq ishte planifikuar,ishte e
pashmangashme qe kerkesa per paqe te ishte ,po me aq dobi,sa edhe shpresat me te cilat shtetet e hodhen veten ne kete katastrofe.
Vendet e ndryshme filluan tua hedhin fajin, per vuajtjet e tyre te keqijave te trasheguara te kundershtareve te tyre dhe, e binden veten e tyre se kompromisi nuk mund te sillte paqe, ne te vertete armiku duhej te mundej plotesisht ,ose lufta duhet te vazhdonte deri ne forcat e fundit.Perkundrazi udheheqesit e Evropes vazhdonin te rrisnin kerkesat e tyre, duke bashkuar keshtu jo vetem papergjegjesine dhe paaftesine me te cilen rreshqiten ne lufte, por duke shkaterruar rendin boteror ne te cilin vendet e tyre bashkejetuan per gati nje shekull.Asgje nga palet nderluftuese nuk guxonte te shqyrtonte mundesine e nje paqeje kompromisi e keshtu qe ishte me se e domosdoshme nderhyrja e njerezve largpames dhe te ashtuquajturit diplomate te vertete.

3-Diplomacia e Vikefortit
Vikeforti vazhdoi I sigurtë në përshkrimin e karakterit të dallueshëm të një të dërguari diplomat.Ai thoshte se : nuk mendoj se fisnikëria të bën diplomat të mirë.
Mendjet e mëdha dhe ndjenja praktike rrallë rrinë bashkë. Groti ishte më i mirë si dijetar sesa si ambasador. S’është e habitshme se përgatitja më e mirë zyrtare është njohja më fort e historisë të fundit sesa asaj klasike. Vikeforti nuk ia del të shprehë se në diplomaci, ashtu si në politikë, nuk ka ndërrues për të vërtetën. Pa disa masa besimi të përcaktuar se fjalët duhen besuar, dhe prej këndej që këto fjalë të mund të përdoren si udhëzues të sigurtë për vepra, zor se mund të ketë ndonjë gjë të quajtur veprim i qëllimshëm që përfshin ndërveprimin me të tjerët. Një i dërguar, vëren me vend Vikeforti, ka besimin e sovranit të tij, dhe t’atij ku është i dërguar, gjendet në një vend të veçantë për të mbështetur “shoqërinë civile” të shteteve Evropiane.

4-Dipolmatet e shquar Satow dhe Nikolson
Duke pasqyruar mbi natyrën e diplomacisë, Harold Nikolson njehsoi disa tradita
kombëtare tepër të veçanta të diplomacisë evropiane,por lidhur me kete version ai
thekson se diplomatet duhet te jene nisiatore dhe te zhdervjellet, t’u bëjnë përshtypje të tjerëve me shkëlqimin e tyre intelektual dhe te jene te mireinformuar mbi klimen politike te vendit akreditues por, te vemendshem per te mos u perzier ne punet e brendshme te vendit mikprites.
Nga ana tjetër figura e diplomatit është jashtëzakonisht i mire-informuar, ia del të
përftojë dhe ta mbajë besimin e qeverive të huaja, është gjakftohtë në kohë krize dhe pothuajse gjithmonë ia del mbanë.
Ndoshta një nga përfaqësuesit më të shquar të traditës letrare si edhe te diplomacisë britanike ishte Sër Ernest Satow. Satovi ishte figurë e ndritur në shërbimin diplomatik të kohës së tij.
Ishte ai që fshiu nga faqja e dheut gjithë pëlhurat e merimangave të diplomacisë së vjetër duke i kushtur rendesi diplomacise se re.
Ai nuhaste ne menyre te shkelqyer artet dhe muziken.Erudicioni, dituria, mprehtesia e karakterizonin ate si diplomat,por edhe ‘’Tradita”, sipas Gustav Mahler-i, ka vlefshmëri jo vetem në çështjet muzikore, dhe ne jetën politike, shpesh perdoret si kakofoni ajo është patjetër një faktor që duhet marrë parasysh, e askund më shumë sesa në diplomaci.

5- Diplomati ideal ne shekullin XXI

Ne gjykimin tim, une besoj se performanca e diplomatit ideal duhet,te ekzistoje ne nje teresi komplesesh qe e permbushin ate, shkathtesite komunikative, njohurite ,dijet,historia,kultura, qe karakterizohen jo vetem ne planin teorik por
edhe ne ate praktik.

Pavarësisht nga natyra e problemit, diplomati bashkëbieduesi, negociuesi,
duhet kurdoherë të shfaqë siguri, besueshmëri dhe kredibilitet. Ai kurdoherë
duhet të përpiqet të krijojë besim dhe të jete i ndershëm dhe i drejtë, duke u
përpjekur të kuptojë edhe shqetësimin e palës tjetër.

Synimi i diplomatit është të çojë përpara interesat e vendit te tij, qe me ane te
fjales se tij, te luaje rol ne forcimin e paqes midis shteteve, duke ofruar aleatë dhe duke neutralizuar oponentët.Ne kundershtim me imazhin tradicional nje
ambasador nuk mund te jete me pikèamje te rafinuar individuale dhe rrethana
mosbesuese.
Ai duhet te jete i talentuar, domosdoshmerisht duhet te jete njeri me
takt dhe te perdore taktikat e artit ne menyrat komunikative.

Mesazhi qe ai percjell duhet te jete i qarte ,i sakte dhe i perpikte. Diplomati duhet te binde qeverine e shtetit prites, per rendesine e çeshtjeve me ane te gjuhes se kompromisit duke e cilesuar ate si te domosdoshme. Per te gjetur zgjidhjen e duhur ndermjet konflikteve nevojitet shkathtesi,eksperience,njohuri, durim,kurajo dhe gjakftohtesi ne zgjidhjen dhe trajtimin e ceshtjeve.

Mosinformimi i sakte dhe dredhimi i informacionit mund te çoje ne shpetim te
momentit, por demton rende karrieren e metejshme. Diplomatet ideale qe kane
perfaqesuar vendin e tyre ne arenen nderkombetare , vishen me mantelin e dijes
,njohes te shkelqyer te gjuheve te huaja ,zoterues te kulturave te ndryshme , jane
kosmopolit dhe te ndershem, si edhe te ndjeshem ndaj cdo problemi te
brendshem dhe te jashtem te vendit.

Diplomati ideal eshte ai , ku çdonjeri deshiron te flase me te ,eshte ai qe te jep kenaqesi teksa bisedon me te.Mendoj se ka vertete njerez te nderuar, te talentuar me qendrime heroike per atdheun e tyre,nga ku fjala e tyre ka qene vendimtare per fatin e shtetit dhe popullit te tij ,qe me sjelljet ,idete dhe qendrrimet e tyre kane percaktuar te ardhmen e popujve te botes.
Perfaqesues i shtetit qe s’duhet te reshte se lexuari, se informuari mbi ngajarjet e dites,njohes i mire i dialektologjise ,historise dhe kultures vendase ,duke qene ne gjendie te njohe mire nuancat e shteteve te tjera me qellim per te qene i mirepregatitur per te negociuar ne çeshtje te ndryshme.
Gjithsesi “LUCK PLAYS NO PART IN DIPLOMACY”

Perfundim

Vertet vendi yne eshte nje vend jo aq i madh do te thoja,krahasuar me vendet e
tjera te botes, por se ç’do vit ashtu si ne vendet e tjera rekrutohen diplomate te rinj,apo ndofta ç’do perfaqesues pret te behet nje ambasador.Diplomatet e
ardhshem duhet te jene vertet krenar, te te qenurit perfaqesues te shtetit
Shqipetare ne arenen Nderkombetare, pasi vendi yne pergjate shekujve ka luajtur
nje rol vetem paqesor lidhur me fatin e kombeve te tjera.

Wednesday, September 9, 2009

: E drejta për tu respektuar mbi lirinë ,familjen dhe jetën private

“Jeta është e shenjtë” - ky nuk është vetëm një konceptim i imi ,por e takojmë kudo në shoqëri dhe në jetën e përditshme.Jetojmë me këto iluzione ,jetojmë me njerëz me të cilët ndajmë hallet ,shqetësimet,gëzimet,dhe hidhërimet.Jemi pjesë e se terës dhe e asaj që quhet shoqëri,të cilën secili nga ne e mbush me menyrën e tij të të jetuarit.Kjo shoqëri ,pjesë e së cilës jemi dhe ne,udhëhiqet nga parime që në shekuj kanë marrë forma të ndryshme,duke filluar që nga kanunet,ligjet kodet,pse jo dhe kushtetutat.

Por kjo kushtetute me parimet e përgjithshme që udhëheqin dhe qeverisin jetën e një vendi,pikërisht aty ku ligjet e tjera marrin frymë prej saj,kjo do ta bënte më të përgjegjshëm shtetin dhe makinat e tij ,që të shërbenin si garanci më e madhe për individin dhe lirinë e tij.

Me të drejtë që një shtet të jetë i tillë, duhet tu plotesojë minimalisht popullit të tij të drejtën kushtetuese,lirinë dhe të drejtën e jetës private.
Çdokush ka të drejtë të jetojë jetën e tij ashtu sic i pëlqen ,por në momente të caktuara kur shteti ndërhyn në jetën private të shoqërise ,atëherë individi do të vihej perballë fuqisë së shtetit.

Ishte pikërisht populli gjerman ,i cili nën influencen e krishtërimit zhvilloi idenë se njeriu është i lirë.Në vijim të saj Hegeli theksonte, se shkalla me e lartë e lirisë,ndodh kur ne veprojmë në përputhje me vullnetin e përgjithshëm dhe racional të të gjithë shoqërise.

Rilindja nuk e sheh me njeriun sipas gjendjes së tij në rregullin e botës,por si një individ që mund të bënte gjithcka për vehten.Ai mund dhe duhet te vendose vetë si individ për atë që është e mirë dhe e drejtë.
Ndërmjet individit dhe shtetit sipas Hegelit,qëndrojne dy stade dialektike ,familja dhe shoqëria.Familja është,stadi i parë i vullnetit objektiv.Në martese dy njerëz lenë mënjëanë vullnetet e tyre individuale,në atë masë sa qëllimi i tyre është që të bëhën si një person i vetëm.
Meqenëse familja është një njësi e vetme, e bashkuar nga hallkat e ndjenjës apo dashurise ,krijon logjikisht momentin e parë të mishërimit ,ajo bëhët pronë e përbashket,dhe unifikohet në arsyen ligjore.Shteti është një sintezë e familjes dhe e shoqërisë civile.

Lidhur me të kaluarën historike të shekullit XX ,pjesë përbërëse e tij ishte i ashtuquajturi shteti i teorisë liberale ,i kufizuar ne funksionet e mbrojtjes së të gjithë qytetarëve të tij kundër dhunës, vjedhjes dhe mashtrimit duket se ishte rishpërndarës nga njeri grup tek tjetri.Pikërisht gjatë periudhës së sistemit totalitar në Shqipëri u sigurohej mbrojtje vetëm atyre që paguanin për mbrojtjen, dhe politikat egzekutuese të tij.Pra njerezit që nuk paguanin një kontratë mbrojtjeje nga ky monopol nuk mbroheshin prej tij.

Monopolizimi i përdorimit të forcës është në vetvete i pamoralshëm.Individët paqësore nuk i shkelin të drejtat e të tjerëve,për rrjedhoje kur shteti kërcenon dikë me pa të drejtë kështu ai shkel të drejtat e atij njeriu.Parimi themelor kantian pohonte se individët janë qëllime e jo thjesht mjete, dhe se nuk mund të sakrifikohen ,ose të shfytezohen për arritjen e qëllimeve te tjera,pa pëlqimin e tyre.
Kushdo që i kushton një fare vemëndje çështjeve njerëzore dhe të natyrës sonë te përbashkët,do të vëreje se nuk ka njeri që të mos dëshirojë të jetë i gëzuar,të mos ketë paqe,madje edhe ato qe kërkojne luftë dëshirojnë vetëm fitore domethënë,dëshirojnë të sigurojnë paqen me lavdi.

Le të sjellim në vëmëndje ato qindra e mijëra familje refugjatesh shqipëtare të cilët emigruan pas rënies se komunizmit drejt vendeve te ndryshme te botës.
Shembull konkret janë ato emigrante që formimi I tyre intelektual dhe kulturor mbase kishte arritur majat e klasifikimit ne Shqipërinë e asaj periudhe.

Ata emigrante që ju drejtuan vendeve të ndryshme, për të siguruar “një kafshatë buke” u detyruan te gjithë të vishnin pa dallim formimi e intelekti vellon e të qenurit emigrant ,që barazohej me të drejtat e edacakeve të ndryshëm të botës,por jo kurrsesi me ato vendas edhe pse ndanin te njëjtin profesion.Liria për to ishte asgjë më tepër vecse përbuzëse,e ato rendnin e rendnin pas saj me qëllim që ta takonin atë në kuptimin më të plotë të saj.

Për këto arsye ne ndërtuam shtete,pallate shumëkateshe gradaçela nga ku majet e tyre preknin qiejt,godina nga ku këmbet e tyre rezultojne si yje me pesë cepa, dhe që janë më të nderuarat në botë,pikërisht aty ku problemet marrin formë,aty ku planet për luftra dhe paqe zhvillohen,aty ku paqja e njerit sjell cënimin e të drejtave të tjetrit e përse vallë e gjithë kjo?

Gjithmonë duke synuar nën pretekstin “një jetë më të qetë”.Jeta jonë është e lidhur ngushtësisht me jetën e njerëzve të tjerë,me shoqërinë dhe mbi të gjitha me shtetin.Pra edhe luftërat zhvillohen me dëshirën për paqe,madje cdo njeri kërkon paqen me anë të luftës por askush nuk e kërkon luftën me anë të paqes.Megjithatë çdo art,cdo hulumtim e po kështu çdo veprim apo veprimtari,mendohet se synojnë dicka te mirë.
Që në antikitet e gjer më tani janë dhënë përkufizime të ndryshme ,të shumëllojshme,mbi vetë jetën,qoftë nga filozofë e mendimtare,politologë e sociologë si edhe nga secili prej nesh që me të drejtë e jetojmë këtë jetë.
“Që të jetosh jetën private duhet,të gëzosh pavarësi fizike dhe morale duke përfshirë edhe jetën seksuale.

Askujt vec shtetit do ti binte barra për të garantuar të drejtën e kujtdo për të jetuar së bashku dhe i lirë me familjen e tij ,sepse shteti reagon,më fuqishëm se askush në shoqëri .Mbrojtja kombëtare,siguria publike,mirëqënia ekonomike e vendit,parandalimi i crregullimit ose krimit,mbrojtja e lirive dhe te drejtave të njeriut të gjitha këto motive ,do të justifikonin ndërhyrjen e shtetit në jetën private të individit,por përsëri këto i lënë vetë shtetit mundësinë për të vlerësuar se kur nje rast i tillë do të kërkonte ndërhyrjen e shtetit.

Por vallë kush është shteti?

Jam unë, ne,ti jemi e gjithë shoqëria që përbëjmë atë që quhet shtet ,por në momente të caktuara kur ndodhemi në hierarkinë me të lartë harrojmë qëllimin për të cilin jemi besuar.
Pra jemi ne ,me parimet dhe moralin tonë që vendosim kufizime mbi liritë dhe të drejtat. Të gjitha keto kanë pasqyruar në një forme apo në një tjetër vullnetin e shoqërisë.

Krahas asaj që quhet shtet,në shoqërinë tonë ,mes nesh ka edhe njerez të cilët nuk i kuptojne sic duhet të drejtat dhe liritë e tyre,dhe harrojnë se liria e njerit,fillon aty ku mbaron liria e tjetrit.

Një “dorë e padukshme” me shtyn që veprimi im në shoqeri të japë efekte që do ta ndryshoje vetë shoqerinë, dhe në analizë të fundit edhe vetë mua,shtetin.

Pregatiti : VJOLLCA LLESHI

Shanset e integrimit te Rusise ne Bashkimin Europian.

Veshtrimi historik

Bashkimi i Republikave Sovjetike Socialiste , ishte sipas kushtetutës shtet socialist që shtrihej në Euroazi prej vitit 1922 deri më 1991. Sidoqoftë, me përjashtim të disa periudha kalimtare në veçanti pas vdekjes së Leninit më 1924 dhe të Stalinit më 1953 ,Bashkimi Sovjetik ishte de facto diktaturë, me pushtet të përqendruar rreth Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste, që u bë parakusht për udhëheqje të vendit.

Dalë nga Perandoria Ruse pas Revolucionit Rus të 1917-ës dhe Luftës Civile Ruse (1918-1921), BRSS-ja ishte bashkim i disa republikave sovjetike, por sinekdoka Rusi — njësia federale më e madhe dhe mbizotëruese — vazhdoi të përdorej përgjatë gjithë ekzistencës së shtetit. Kufijtë gjeografikë të BRSS-së ndryshuan me kohë, por pas aneksimeve madhore territoriale të vendeve baltike, Polonisë dhe Besarabisë, si dhe territoreve të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore, prej 1945 deri në shpërbërje, kufijtë përputheshin me ata të Rusisë së vonë perandorake, me përjashtim të Polonisë, gati gjithë Finlandës dhe Alaskës. Bashkimi Sovjetik shërbeu si model parësor për shtete të ardhshme komuniste gjatë Luftës së Ftohtë; qeverisja dhe organizimi politik i vendit përkufizoheshin nga partia e vetme politike, Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik.

Prej 1945 deri në shpërbërje më 1991 — periudha e njohur si Lufta e Ftohtë — Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin dy superfuqitë botërore që mbizotëruan agjendën botërore të politikave ekonomike, punëve të jashtme, operacioneve ushtarake, këmbimeve kulturore, përparimeve shkencore, përfshirë këtu edhe nisjen e eksplorimit të gjithësisë, si dhe garave sportive (olimpiadave dhe kampionateve të ndryshme botërore).

Themeluar fillimisht si bashkim i katër republikave sovjetike socialiste, BRSS-ja u nda në 15 "republika bashkimi" më 1956.Sipas Kushtetutës bashkimi Sovjetik ishte Bashkësisë Shtetërore Shumë Nacionale Komuniste e cila kuptohej si diktaturë e proletariatit dhe që paraqitej me veprime totalitare me ndikime të ndryshme.Bashkimi Sovjetik kishte futur thellë sistemin shtetëror një partiakë që nga 1924-ta i cili ishte centralizuar dhe diktonte administratën, ekonominë dhe sistemin qeverisës.

Momente te rendesishme ne historine Ruse:

1917-Revolucioni Rus dhe ne mars te 1918 - Nënshkruhet marrëveshja e paqes me të cilën Bashkimi Sovjetik heq dorë nga sundimi në Poloni, vendet Baltike, Ukrainë, Finlandë dhe nga vendet e kërkuara në Kazakistan nga ana e Turqisë. Pas ndarjes së Bashkimit Sovjetik, Federata e Pavarur Ruse hyri si një fuqi e madhe në skenën ndërkombëtare, duke u konsideruar madje si një superfuqi energjetike. Rusia konsiderohet si pasardhësja e Bashkimit Sovjetik në çështjet diplomatike dhe është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Është gjithashtu një prej pesë shteteve që zoteron arme berthamore ne mase.
1920 Bashkimi Sovjetik nënshkruan marrëveshjen për paqe me Estonin, Letonin dhe Finlandën, armëpushimin me Poloninë me të cilën edhe ri-tërheq kufirin.
1990-Presidenti Boris Yelsin i zgjedhur drejtpërdrejtë me një mandat pesëvjeçar kishte një funksion të fuqishëm dhe merrte pozitën më të lartë, funksionin e kryetarit të shtetit.Me fshirjen e të drejtës udhëheqëse të Partisë Komuniste të BRSS-së nga Kushtetuta, po në kete vit u krijuan rrethanat e krijimit të sistemit shumëpartiak. E drejta kushtetuese e BRSS-së, 15 republikat i shikonte si shtete të pavarura me të drejtë shkëputjeje, në të vërtet gjitha kompetencat gjendeshin në duar të Bashkësisë, shteti dhe kisha ishin të ndara. Kushtetuta i garantonte qytetarëve lirinë fetare.

Rusia per vitet te tera eshte eshte sunduar nga pushtetare totalitariste,sa politiken e tyre te mavijosur e shperndane edhe ne vendet e tjera te ballkanit perendimor e jo vetem kaq por edhe kudo gjetke ne tokat qe pushtuan sollen me vete luften vrastare dhe rrymen idealiste te ushqyer me frymen totalitare, qe nga revulicioni Rus i 1917, e me simpatizane te tjere pasardhes te Leninit qe sot e kesaj dite qeverisin me po aq vrazhdesi sa vete egzistenca e tyre.
Edhe pse ndarja e republikave nuk solli risi,lloji i qeverisjes perfhshinte diktaturen ushtarake,sundimin dhe kontrollin e partise,sundimin e nje partie e forma te tjera te larmishme te demokracise shumepartiake edhe pse ne menyre formale dhe fiktive sherbejne.

Masat e fundit të Kremlinit kundër medias së pavarur dhe partive politike si dhe kundër organizatave joqeveritare shihet jashtë vendit si lëvizje drejt autoritarizmit. Ish këshilltari i sigurimit kombëtar amerikan Zbigniew Brzezinski thotë se kjo e shqetëson thellë dhe paralajmëron qeverisje qe nuk paraqet asgje me teper vecse një regjim më të ashpër dhe më autoritar.
Rruga e anetaresimit te Rusise drejt shteteve te bashkuara te Evropes nuk perben pengese per vete vendet anetare te BE perkundrazi dyert jane te hapura per cdo vend i cili shpheh deshire per tu bere pjese e tij krahas permbyshjes se disa kritereve qe ne nje menyre apo nje tjeter te gjithe vendet anatare i kane permbushur.Nje shtet,federate apo sidoqofte ky duhet tu siguroje bashkekombasve te vet paqe ,perparim , stabilitet te qendrueshem ne vend.

Te garantoje jetesen e te gjithe njerezve siguri dhe liri,te respektoje lirite dhe te drejtat themelore te njeriut,te respektoje te drejtat e mionoriteteve,lirine e fjales,shtypit ,multietnitetin ,fene ,
te kaperceje kufinjte gjeografike dhe te ruaje diversitetin kulturor Rus.
Rusia ka nenshkruar nje sere traktatesh :
Traktati i Antarktikut (1959),nje prej traktateve te para shumepaleshe qe lidht me mjedisin.

Ai ndalon veprimtarine ushtarake ne Antarktike si dhe pranine e armeve berthamore,ose te mbeturinave berthamore atje,le menjeane kerkesat tokesore te ketij kontinenti dhe vendos nje regjim per kryerjen e kerkimeve shkencore.
Traktatet per kufizimin e armeve strategjike(1972),vendosen kufizime tavan per zhvillimin e armeve strategjike,Amerikane e Sovjetike
Traktati per mosperhapjen e armeve berthamore(1968)
Nderkohe qe Rusia do te ndermarre nje sere nismash te ndryshme ne kuadrin e anetaresimit ne familjen e madhe te Bashkimit Europian do te jete serish procesesh qe do ta bejne te mendoje Rusine perpara se te ndermarre nje vendim te tille.
Ndonese nje vend me nje ekonomi te madhe ,industri tejet te zhvilluar, ushtarake,aeronautike,detare, me agrikulture te larmishme qe e favorizon edhe vete pozita gjeografike .

A eshte Rusia federata qe respekton te drejtat e njeriut?
Ndonese Rusia eshte pjese perberese permanente e 5 shteteteve me te medha te botes ne Keshillin e Sigurimit qe deklarojne siguri dhe rend ne te gjithe boten kjo qeveri eshte shkelese e te drejtave universale te drejtave te njeriut dhe kete e deshmojne kampingjet ,burgjet,ofensivat e ndryshme kunder popullit cecen ,kunder republikave autonome te Azerbajxhan ,uzberkistan,gjeorgji etj.Edhe pse justifikimet vijne me faktin se ne jemi brenda territoreve tona,kjo perben nje shkelje flagrante te te normave dhe marredhenieve nderkombetare.

Deklarata e pergjithshme e te drejtave te njeriut i ka rrenjet ne parimin sipas te cilit,shkeljet e te drejtave te njeriut,prishin rendin nderkombetar ndonese shkelesit e te drejtave te njeriut justifikohen me pretendimin e mosnderhyrjes “ne punet e brendshme te shteteve”pasi kjo perben shkelje te sovranitetit.
Por a eshte e gatshme Duma qe te perafroje legjislacionin kombetare me ate te perafrimit te kombeve tjera te Bashkimit Europian?
Kjo varet nga vullneti politik i vete qeverise Ruse e cila mund ta lehtesoje kete proccess te madh dhe gjigand sa do te perbente vertet nje kthese ne historine e popullit Rus dhe do trumpetonte nje here e pergjithmone ate ne shenje te bashkimit te solidaritetit me vendet anetare te BE

A eshte Russia e gatshme te solidarizohet me idene e afrimit ne BE ?
Cdo vend qe cilesohet si i tille duhet te permbushe disa kritere ,politike, ekonomike, te jete shtet i se drejtes te respektoje te drejtat qytetare dhe politike te ngre kapacitete per zbatimin e standarteve Europiane si dhe perafrimin e legjislacionit vendas me ate komunitar.

Rusia formalisht federata Ruse,ka shfaqur nje ndryshim serioz ne forcimin e sistemit politik, pasi zhvilloi zgjedhjet presidenciale ne 9 mars 2008 me nje parlament te ri ajo shfaqi shenja te stabilitetit ne vend. Nëse vertet procesi zgjedhor ishte transparent dhe i drejtë, rusët do të bëheshin dëshmitarë të një kalimi demokratik të pushtetit si asnjëherë më parë.Sidoqofte qe ne ate kohe politika Ruse filloi te debatoje mbi te ardhmen e sistemit politik,duke iu perngjare stilit demokrat perendimor por edhe pse te ndikuar nga tradita politike autoritarizmin e te qenurit i hapur me alternativa te ndryshme.Khahasuar me vitet e meparshme akoma lene per te deshiruar forcimi politik, ndarja e pushtetit legjislativ nga ai ekzekutiv ku ne Rusi shfaqen ne thelb te papajtueshme nga ku njera pale pasqyron reformim dhe nga ana tjeter dhoma e ulet e parlamentit paraqitet shume nacionaliste dhe kunder reformave te ndjekura.

"Politika qe po ndiqet në një farë mase nuk perben një hap drejt institucionalizimit të demokracisë. Procesi do të kërkojë kohë edhe nëse zyrtaret e Republikes Sovjetike do te shprehin deshiren per anataresim ne BE kjo në vetvete do të ishte një hap përpara per te gjithe historine ruse,dhe do sherbente si nje triuf per te rinjte dhe ndarjen e vlereave me qytetaret Evropian. Kjo duhet pranuar, edhe nëse procesi i zgjedhjes së pasardhësit të tij nuk është përgjithësisht demokratik."
Rusia ne lidhje me vendet e rajonit marredheniet paraqiten serish problematike lidhur me Ukrahinen,republikat Gjeorgji, Ceceni,Azberkistan.Eshte nje monopol i vertete persa i perket gazit ,nga ku eshte furnizuesi i nje pjese te mire te Evropes dhe vendeve balltike,Estoni,Lituani.
Ndofta disa nga ish republikat autonome te saj qe tashme kane marre pavaresine ,anetare te BE do ta konsiderojne Russine te papajtueshme per shtetet e bashkuara te Europes,por edhe pse kane pasur nje te kaluar jo shume miqesore nderkufitare kjo varet dhe se sa te hapur do te qendroje vullneti politikberes ,sa ato jane te gatshem per te ndervepruar duke u bazuar edhe ne stabilitetin rajonal,pasi perben nje nder kritetet e permbushjes se disa nga rregullat e pranimit te nje vendi qe do te afrohet ne aplikimin e fteses si vend anatare i Bashkimit Europian.
Proceset e integrimit ne Europe e ne vende te tjera po i bejne kufijte shteterore me te pershkueshem per njerezit ,mallrat e idete,cka rrit ndervartesine.Bashkimi Evropian po e thellon integrimin ekonomik nderkohe qe po mendon te zgjerohet ne drejtim te Lindjes por edhe ne kahe te ndryshme me qellim stabilitet nderajonal,ekonomi e forcuar.

Reforma te thella jane ndermarre ne fushen e edukimit vecanerisht ne politikat orientuese shkollore ,reforma te reja ne kurrikulat Ruse dhe sidomos pas ardhjes ne pushtet te Dimitri Metvedev nga ku vleresohen si prioritare standartet e edukimit.
Shendetesia ne investigimet e fundit te bera nga vezhgues te ndryshem theksohet se vdekshmeria ne Rusi ka qene efektivisht me e ndaluar ne periudhat e sundimit Sovjetik totalitar.

Edhe pse ne vitet e pluralizmit me kujtohet dikush qe tha:
“Secili vend meriton qeverine qe ka” une mendoj se ndergjegjesimi i njerezve dhe i politikaneve do ti ndryshonte faqen totalitariste shekullare te Rusise.

SHTETET E RREZUARA DHE TE DESHTUARA

Aspekti historik mbi shtetin.
Shteti eshte institucion ,qe themelet e tij i ka qe ne antikitet.Daton 6 000 vjet me pare, tek shoqerite e para qe linden ne Mesopotami.Ne Evrope shteti modern,me ushtri te medha,fuqi tatuese ,dhe nje burokraci te centralizuar me autoritet sovran,eshte shume me i vone dhe daton kater apo peseqind vjet me pare me fuqizimin e monarkive te Frances ,Spanjes dhe Suedise.Lindja e ketyre shteteve te afta te sigurojne rend ,siguri,ligj dhe te drejta pronesie, beri te mundur lindjen e nje bote moderne.
Shekulli filloi me nje rend boteror liberal,te kryesuar nga shteti me liberal i botes,Britania e madhe.Politika rreth viteve 1990 tentonte te reduktonte,madhesine e sektorit shteteror, ku shume nga vendet e ish botes komuniste po dilnin nga sundimi autoritarist, per te hyre ne rrugen e demokratizimit te metejshem.
Shtetet mund te vendosen nje nje varg force, nga njeri skaj jane shtetet e forta,tiparet kryesore te te cileve jane lidhjet e forta mes komponenteve materiale,mendore, dhe institucional, qe te gjithe te qarkuar brenda nje shkalle te larte legjitimiteti horizontal, vertikal, dhe nga skaji tjeter jane shtetet e deshtuara, entitete politike, qe jane shembur.Aty ekziston pak ose aspak rendi publik,udheheqja nuk gezon as autoritet,as besnikeri,ndersa nje numer grupesh armatosen per tu rezistuar atyre qe mundohen te integrojne,bashkesine apo te vendosin nje rend efektiv.
Lufta mes bashkesive, dhe rregulli vendoset nga kapedanet,bandat dhe fraksionet ,jane ne rend te dites.Shumica e shteteve, ne te shumten e kohes qendrojne mes skajeve.Ne skajin e forte te vargut kemi Zvicren,Norvegjine, Malajzia, Singapori dhe Shba, ndersa Libanin,Irakun,Palestinen,Avganistanin dhe Somaline,Algjerine ne kategorine e shtetit te deshtuar.
Me kalimin e kohes, shtetet levizin ne vargun e tyre,ato nuk prehen perfundimisht,megjithese ka mundesi qe disa shtete te deshtuara, thjesht mund te zhduken duke u aneksuar,nje praktike kjo e zakonshme ne Evrope para shekullit te njezete, dhe e provuar kohet e fundit me Gjermanine Lindore.Dobesimi, ose forcimi i shtetit varet nga nje sere prirjesh politike,ekonomike,sociale dhe filozofike. Kanadaja sot eshte me e dobet ,se sa ishte dy dekada me pare,por ne vitet 1960 ishte me e forte se ne vitet 1860.
Terrorizmi i vendosur me afer Avganistanit, sesa ndonje vendi tjeter renditet perkrah Somalise, si nje shtet i dobet, ne vitet 1970 ne nje shtet te deshtuar, ne vitet 1990.Shume vende si Malajzia,Kili jane zhvendosur ne menyre mjaft te qendrueshme, nga pozicioni i dobesise drejt nje forcimi me te madh ndonese ende nuk eshte ne kategorine e shteteve te fuqishme.
Gjithsesi ajo qe vihet re, eshte lidhja e forces se shtetit me luften,perderisa shumica e lufterave te te gjitha tipave pas 1945 e kane zanafillen brenda midis shteteve te dobeta.Shtetet e forta kane luftuar kunder te dobeteve,por jo kunder njeri –tjetrit.
Shteti duhet te kete nje ekuiliber te aresyeshem midis kerkesave per te marre, dhe pritshmerive ne sigurimin e sherbimeve dhe pjesemarrjes.Kur shteti merr, por nuk siguron sherbimet e nevojshme te popullit te tij, apo pjesemarrjen ne vendime dhe ne vendimarrje,ai rrezikon ta humbe legjitimimtetin e tij, dhe mund te perballet me kryengritje te armatosur dhe me protesta.Ne Francen e shekullit nentembedhjete, te tilla kryengritje ishin aq te zakonshme sa dhe ndryshimi i stineve.Shkaqet ishin mungesa e ushqimit,taksa te renda etj.Eshte e rendesishme qe te theksohet, se marreveshtja e heshtur mbi nxjerrjen,sherbimet, dhe pjesemarrjen eshte gjithmone nje ceshtje gjykimi, dhe perceptimi qe ndryshon sic ishte akuza per shkeputjen e Sllovanise dhe Kroacise ne rrethanat e viteve 1990-1991.
Shkelja sistematike e parimeve, ose nenvleftesimi per ti ndryshuar ato ne kushtet e rrethanave te ndryshme, con shpesh ne gerryerjen e legjitimitetit.Rritja e shpejte e popullsise muslimane ne Liban coi ne kerkesen, per te ndryshuar marreveshjen e 1943-shit sipas se ciles postet qeveritare ndaheshin midis bashkesive te ndryshme fetare.Aty nga vitet 1970 te krishteret e Libanit qe ishin pakice,nuk pranuan te ndryshonin kushtetuten,per te ndryshuar rregullat e lojes ndaj shpertheu lufta civile dhe shteti libanez perfundimisht u shemb.Ne plan te pare shteti duhet te garantoje sigurine shtetasve te tij,ligjin dhe rendin,pra kjo do te thote qe shteti duhet te jete sovran.Ai ka monopolin mbi perdorimin legjitim te forces, se kontrollit efektiv apo te ndalimit te dhunes se paligjshme publike apo individuale.
Ne shtetet e forta, nuk ka grupe dhe individe qe mund te rezistojne apo te shkelin mbi autoritetin e shtetit nepermjet forces.Kolumbia nuk e shkel dot kete prove,sepse kartelet e droges ne menyre efektive dhe sistematike shkelin ligjet e shtetit.Taksat e larta apo te uleta perparesite ne kerkimin e konsumit, centralizimin apo decentralizimin e sherbimeve qeveritare,shtimi i perfitimeve nga mireqenia perben, llojshmerine e percaktimeve te nje shteti te forte, por nga ana tjeter,menyrat e jeteses,percaktimet e bashkesise dhe kryqezatat ideologjike jane ceshtje themelore qe te qojne detyrimisht drejt situatave me shumen zero,dhe ne konflikte te dhunshme brenda shtetit.Kur ushtria merr ne dore shtetin,ajo patjeter e perjashton aktivitetin normal politik ,dhe ne qofte se behet nje shtet brenda shtetit, ajo kompromenton parimin e shtetit.
Duke pasur ne dore mjetet e dhunes, ajo eshte e prirur per te perdorur sidomos forcen kunder pjeseve te vecanta te popullsise.Me fjale te tjera ajo perben kercenim per sigurine e bashkesive dhe grupeve te tjera brenda shtetit.Diktatura ushtarake,vetem ne kohen e luftes ka nje fare shprese te justifikueshme per te pasur pelqimin e popullit.
Sic ka vene ne dukje Uilsoni ne 1899 ne analizen e tij “Mbi zhvillimin historik te qeverisjes” sistemet primitive politike apo te lashta, qeveriseshin normalisht me ane te forces dhe kercenimet me ndeshkimin fetar, madje shume prej tyre gezonin mjaft besnikeri nga populli gje qe zgjati me shekuj, por sot ka sisteme politike qe manifestojne parime mbi bazat negociuese ndermjet shteteve.
Pak shtete kane monopolin per sigurimin e drejtesise.Vrasjet spontane, dhe shkalla e larte e krimeve, nuk e kane ulur luften periodike te qeverive kundrejt krimit, pra nuk e ka zbutur problemin.
Nese veshtrojme,orvatjet per grusht shteti,lufterat civile ,lufterat mes bashkesive, dalim ne perfundimin, se jeta ne shume vende te botes eshte e rrezikuar, duke perfshire ketu : jo vetem sulmet e jashtme sic ka ndodhur ne rastin e historise Evropiane, por nga konfliktet brenda shtetit.
Ne argumentimin tim nje shtet duhet te kete qeverisje efektive, ne nje territor te caktuar.Ne qofte se qeverisja nuk shtrihet jashte kufinjve te kryeqytetit shteti, nuk eshte gje tjeter vecse nje sajese,megjithese nderhyrja e qeverive te huaja ndonese do ta ndihmonte vendin te merrte vehten, dhe te dilte nga situata ne menyre te perkohshme ,por kjo nuk do te perbente zgjidhje per vete shtetin dhe organizmat e tij.
Ceshtja qe shtrohet eshte se cfare i ben shtetet e dobeta?
Problemi i shteteve te dobeta ka qene ekzistent, dhe i pranishem gjithmone por me sulmet e njembedhjete shtatorit, u bene me vizual.Shume shtete te dobeta, kane karakteristika qe jane strukturore,nje element i rendesishem krahas shume te tjereve, eshte edhe niveli i ulet i legjitimitetit,segmentet kryesore te popullsise nuk i japin siguri shtetit,krereve ndonese keta te fundit jane te pabesueshem ose te mosbesues per to.Ato jane te dobeta ne pushtetin infrastrukturor, por jane misherim i shtetit,here-here udheheqesit portretizohen si shpetimtare,frymezues nga populli.
Ne boten e sotme,shteti edhe pse dobesohet, ai nuk zhduket thjesht me ikjen e nje autori suprem.Shtetet mbijetojne, por disa shemben dhe mbeten si entitite legale, nga operacionet shpetuese nderkombetare sic jane Bosnje-Hercegovina ,Iraku,Somalia,Kosova etj. Detyra e politikes moderrne ka qene te zbuse fuqine e shtetit,ta drejtoje aktivitetin e tij drejt objektivave te gjykuara,te ligjshme nga qytetaret, te cileve u sherben dhe te rregulloje ushtrimin e fuqise nen sundimin e ligjit.
•Kriza globale pasoje shkurtimeve te vendeve te punes, eshte faktor potencial qe ndikon ne tere aparatin administrativ te nje shteti, dhe ne dobesimin e strukturave te tij.Rezultati transformues sjell cenimin e sigurise, i cili vjen si pasoje e terrorizmit,armet e shkaterrimit ne mase,krimi i organizuar,epidemite, degradimi mjedisor,konfliktetet etnike qe qojne ne shtyerjen dhe kapercimin e kufinjve rajonal.Por jo te gjitha shtetet e dobeta paraqesin rrezikshmeri globale,pasi nje shtet mund te jete i varfer por elementet e sigurise jane ne nivelin e duhur .Ne anen tjeter e ngjashme me kete, mund te kete edhe shtete te fuqishme si Spanja dhe Irlanda ku ka konflikt te brendshem, mes separatisteve dhe shtetit qe udheheq,dhe kjo perben shqetesim te brendshem, por nuk perben rrezik sigurie per vendet e rajonit.Sigurisht impakti negativ shfaq efektete ne mbare arenen nderkombetare,ashtu sic ngjau ne luften e pare boterore.
Varferia nuk eshte shkaku dominant i terrorizmit,organizatoret e sulmeve mbi qendren boterore te tregtise dhe Pentagonin me njembedhjete shtator dymije e nje, ishin pjese e shtreses se mesme te shoqerise ,radikale,te ardhur nga Evopa Perendimore.

Shtetet me te dobeta sot ne bote dhe dukurite e tyre shpjeguese lidhur me renien e tyre.

Faktoret qe shpien vendin drejt renies,dobesimit dhe rrezimit te shtetit jane:
1-Terrorizmi . 2- Mosfunksionimi i gjygjesorit dhe legjislativit
3-Konfliktet rajonale. 4-Deshtimi dhe shkaterrimi i shtetit.
5-Krimi i organizuar. 6-Kriza valutore,inflacioni.
7-Revolucionet apo lufterat. 8- Mungese demokracie.
9- Ekonomia informale. 10-Perhapja e armeve te demtimit ne mase.

Shtetet me karakter konfliktual
Turqi,Avganistan,Uzberkistan,Rumani,Moldavi,Gjeorgji,Bosnje Hercegovine,Pakistan,Irak,Somali,Turkmenistan,Azerbajxhan,Ruanda,Kine –Tibet,Arabo Izraelitet.
Avganistani
Avganistani shteti, ku brenda te cilit eshte rritur terrorizmi,qe perbehet nga grupe te ndryshme Islamik.Organizata terroriste Islamike, Alkaeda, e cila shfrytezon te gjitha mjetet e dhunes, me ane te se ciles ata mendojne se mund te arrijne aspekte te caktuara politike.Ato e kane bazen tek popullsia e varfer,te manipuluar ne organizata kriminale,te cilat i kane rrenjet ne trafikun e armeve,te klandestineve,tek droga.
Keto organizata sundojne ne kete vend, dhe kane epersi taktike shume te forta ,qe kane arritur te depertojne edhe ne institucione te rendesishme te vendit,dhe strategjia e mirefillte e se ciles eshte vetem mbjellja e panikut dhe pasigurise ne Avganistan, dhe ne vendet e rajonit perreth.Ky vend eshte ne doren e terroristeve ku mbillet tension dhe frike.
• Deshtimi i shtetit dhe rrezimi i tij ka cuar drejt eliminimit te mardhenieve me vendet e rajonit.
• Administrata e korruptuar ,nga opiumi terrorist ka depertuar ne cdo qelize te pushtetit.

• Terrorizmi islamik dhe mendesite e prapambetura te popullit te Avgan.

• Afganistani per vite te tera ka qene destabilizues per vete popullin e tij, por edhe rajonin perreth dhe mbare globin.

Krimi i organizuar ne kete vend, eshte shume i perhapur, perben element pasigurie, dhe rrezikshmerie, jo vetem per popullsine e tij, por edhe per vendet e rajonit dhe mbare botes.Lidhja e saj me terrorizmin ka bere qe per vite me rralle, ajo te sherbeje si fole e akteve terroriste,shteti dhe forcat e sigurise jane te dobeta,te pasigurta ,vend nga ku mbizoteron ekonomia informale ,infiltrimi i terrorizmit ka goditur shtetin, ka korruptur dhe depertuar ne cdo qelize te strukturave administrative,pjesa derrmuese e popullsise jane analfabete dhe jetojne ne kushtet e mesjetes.
Vendi ku eshte instaluar Alkaeda dhe ku zene strehe edhe shume organizata te tjera terroriste.
Te gjitha kushtet e lartpermendura bejne qe klima te jete me e favorshme per ushtrimin e profesioneve terroriste ,pikerisht aty ku opiumi mbillet dhe shitet si mielli ne tregun Evropian.

IRAK
Regjimi autoritar dhe dobesimi i ketyre shteteve vjen si pasoje e sundimit me ane te forces,shtetet autoritare ne pamje te pare duken te forta,por nje shtet qe nuk funksionon mbi bazen e demokracise dhe lirise, ai personifikon mollen e kalbur ne zemer te saj ,aty ku pasuria ndahet ne menyre te pabarabarte pikerisht kur regjimi ne dukje ishte me i forte atehere ai shfaqte shenja dobesie.
Sadam Husein ishte tipiku autoritarist dhe se bashku me hallkat e tij ra edhe shteti.Pra pas shume perpjekjesh per ta mbajtur vendin e tij te izoluar, arriti ta qonte vendin e tij ne nje kolaps te vertete ndonese imazhi i tij ishte shume i forte.
Por nje shtet qe ti largohet sa me shume kufirit te renies, duhet te kete tregues sa me te forte te shkalles se rrezikshmerise me te ulet,te mos paraqese veshtiresi per vendet e rajonit.

Konfliktet me karakter etnik shpien ne rrezimin e shteteve:
Bosnje-Hercegovina
Bosnje hercegovina qe la pas pasojat e nje lufte te pergjakshme,nje popullsi qe perbehet nga boshnjaket,serbet dhe kroatet ,perjetoii konflikte te ashpra qe qoi vendin ne shkaterrim dhe genocid.U desh qe te nderhynin forcate sigurise nderkombetare qe te ndalonin masakrate e mekanizmave Serbe qe u bene ne kete vend.Ndonese fillimisht marrveshja e Dejtonit perbente shuarjen e luftes, dhe hapjen e rruges per paqen e se ardhmes, sot aktualiteti tregon se situatat jane nen kontrollin e vete pakicave etnike ne Bosnje –Hercegovine,si edhe nen mbikeqyerjen e plote te sigurise intenacionale.
Serbi-Kosove
Kosova dhe pakicat Serbe.E njohur me 17 shkurt 2008 si vend i pavarur nga shume shtete te botes, per shume vite me rralle shprehu indinjaten per tu ndare nga makina Serbe,dhe per tu veteqeverisur,Kosova u be arene nderkombetare dhe ceshtje e dites per shume shtete te globit qe nuk mendonin se ekzistonte ne bote nje shtet i tille,dhe pikerisht vjen dhe behet vizual ne luften e 1997 kur shtetet pergjegjese per sigurine globale e pane si nderhyrje te domosdoshme.Sot: Kosova ka ende ceshtje te pashuara, dhe vatra konfliktesh te urrejtjes ndermjet popullit Serb dhe atij Kosovar.
Afrike.
Administrata publike e dobet apo e deshtuar eshte shkaku kryesor i krizez dymbedhjetevjecare ne kete vend,aftesia e qeverise afrikane per te zbatuar dhe planifikuar politika ,qe nga koha e pavaresise e gjer me tani kane ardhur ne renie ,dhe i ka hapur rruge konflikteve te metejshme.Shtetet e dobeta paraqesin nje sfide ne sistemin qeverisjes globale,qe kur sistemi internacional eshte dizenjuar per te punuar ne superimin e vendeve te dobeta.Shtetet qe nuk jane te afta te veteqeverisin por mund te behen rezervuar ujembledhes ,me ane te semundjeve shkaterruese si Aids,i krimit te organizuar, trafiqet e qenieve njerezore, trafikimit te armeve etj.
Ky problem nuk fanitet por faktikisht behet akoma me i rende kur nderhyrja e huaj vjen permes ndertimit te shtetit me shume ,se nepermjet zgjatjes se kondicionalitetit.
Shtetet e botes me pak te zhvilluar jane te dobeta ,dhe fundi i Luftes se ftohte coi ne lindjen e nje grupi shtetesh te deshtuara apo te trazuara ,duke filluar nga Evropa e deri ne Azine Jugore.
Keto shtete te vogla ,paraqesin rrezikshmeri per rendin boteror,sepse ato jane burim konfliktesh dhe abuzimesh te renda me te drejtat e njeriut dhe jane bere fole te mireqena, per llojin e ri te terrorizmit qe mund ti shtrije kthetrat e tij drejt botes se zhvilluar.Forcimi i ketyre shteteve eshte kthyer tashme ne nje detyre jetike per sigurine nderkombetare.
Siguria globale
Se pari duhet te pranojme se ceshtja e sigurise, e cdo niveli qofte kjo e konceptuar ne nje pike te caktuar kohore, permban ne vete shume konflikte ideore te cilat ne shume raste kane qene frute te levizjeve masive sociale te kane qene pikerisht keto keqinterpretime te sigurise, dhe ne vetevete kane krijuar nje pasiguri ne fillim rajonale ose lokale, dhe qe me vone eshte pershkallezuar ne kontinentale ose globale. Gjate luftes se ftohte shume akademik e kane konceptuar sigurine ne baze kombetare dhe ne qender te se ciles ka qene ana militare. E thene ndryshe, elitaret e kohes i benin llogarite e mbrojtjes vetem ne baza ushtarake duke i lene menjane te gjitha aspektet e tjera. Fryti i nje ideologjie te tille ishte gara e armatimeve qe krijoi ne vetvete luften e ftohte por ne kontekstin bashkohor po perdoren mjetet parandaluese ,negociuese dhe diplomatike.
Shume organizma te sigurise nderkombetare sic jane Nato dhe plot organizata me peshe ne mbrojtjen e sigurise globale, qe luftojne terrorizmin me nderhyrjen e tyre taktike, dhe diplomatike do te mundesojne, qe edhe ajo pjese e erret e lindjes se mesme, por jo vetem kaq edhe ne vendet e tjera te mbare globit te etiketuara si terroriste, dhe jo te paqme per rajonin perreth, te behen me kalimin e viteve gur themeli i vendosjes se paqes dhe stabilitetit, jo vetem per vendin e tyre por edhe per mbare boten.Shtetet bien por edhe ngrihen ne dekadat e ardhshme.

Wednesday, September 2, 2009

A ndikoi kriza globale ne ekonomine Shqipetare.

A ndikoi kriza globale ne ekonomine Shqipetare.

Cili ishte shkaku i krizes globale?

Bota po kalon krizën ekonomike më të madhe që pas vitit 1930, krizë e cila filloi në SHBA dhe tashmë po përhapet edhe në Evropë.Sipas vetë analistëve perëndimorë ,kriza financiare erdhi nga kriza e kredive të banesave ,dhe për llogari të ekzistencës së kapitalit financiar ajo kaloi në prodhim. Ajo e dha efektin e saj në bursë, dhe në vendet që kishin lidhje direkte ose indirekte me ekonominë Amerikane. Për këtë arsye u frenua përkohësisht përqindja e rritjes ekonomike. Rënia e normës së interesit në aspektin e brendshëm ,uli fuqinë blerëse të dollarit ndërsa në aspektin e jashtëm e zhvlerësoi atë. Pra kemi një sërë pasojash zinxhir brenda dhe jashtë ekonomisë amerikane qe pasohet ne vendet e tjera te botes.

-Çfarë ndikimi ka kriza e kapitalit Amerikan në botë?

Ka ndikim të madh në bursa.

Ka ndikim nëpërmjet dollarit që është para botërore.

Ka ndikim nëpërmjet kapitalit financiar dhe kapitaleve të eksportuara.

Ka ndikim nëpërmjet aleancave strategjike dhe të rolit të tyre në botë.

Ka ndikim në Evropë ku SHBA ka të eksportuar një pjesë të kapitalit të saj industrial.

Kapitali europiano- perëndimor ka ndikim nga ana e tij në Rusi, Kinë, vendet e lindjes së afërme e të mesme. Ka ndikim në Kinë, Japoni dhe Indi, jo vetëm direkte, por edhe nëpërmjet veprimit mbi OPEK-un.

• Në një vështrim të përgjithshëm, gjendja e tregjeve kryesore financiare në botë vazhdon të ndikohet nga efektet e krizës financiare të SHBA-se.

Çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar vijoi të rritej gjatë muajit maj,te vitit te kaluar gje qe shenoi edhe fillimin gradual te krizes.

Ndërprerja e aktivitetit në disa rafineri kryesore të përpunimit dhe nxjerrjes së naftës në botë, si dhe trazirat e brendshme politiko-ekonomike në disa nga vendet prodhuese të naftës, kanë ndikuar në tkurrjen e ofertës botërore.

Çmimet e ushqimeve në tregjet botërore, vazhdojnë të mbeten të larta, duke ushtruar ndikimin e tyre në tregun vendas. Ne publikimin e raportit te fundit te bankes boterore kemi tregues pozitive,per shqiperine nga ku nuk nguron ta rendise ate ne vendin e 49 perkrah shume vendeve te botes.

Sipas Guvernatorit te Shqiperise zhvillimet e kohëve të fundit dëshmojnë për një përshkallëzim të mëtejshëm të krizës financiare në SHBA, duke kulmuar me falimentimin e një prej bankave më të mëdha të investimeve Lehman Brothers, dy gjigandet e financimit të hipotekave në Amerikë, Freddie Mac dhe Fannie Mae, iu nënshtruan një plani të pazakontë dhe të kushtueshëm shpëtimi, të ideuar nga ana e Departamentit të Thesarit të SHBA-së. Në fakt, ky veprim përbën vetëm një nga ndërhyrjet e autoriteteve amerikane në këtë situatë, për t'i lënë vendin një sërë të tjerave më pas, si në rastin e kompanisë së sigurimeve AIG, bankës Merryl Lynch dhe veçanërisht planit, të bërë publik më 21 shtator 2008, për krijimin e një fondi 700 miliardë dollarë, për blerjen e aktiveve me probleme.

Kriza ekonomike qe, shoqëron ekonominë globale për më shumë se një vit, ka bërë që shumë institucione financiare të njohura ndërkombëtarisht, të materializojnë humbje të mëdha financiare. Akoma situata ne keto vende vazhdon të mbetet e tille dhe procesi i përhapjes së efekteve të padëshirueshme të saj mund të jetë i pranishëm edhe në muajt në vijim.

Kombinimi i saj me një sërë zhvillimesh të tjera globale ka bërë që situata ekonomike e vendeve të zhvilluara, të karakterizohet nga pikëpyetje të shumta. Inflacioni është kthyer në një shqetësim për shumicën e ekonomive ndërkombëtare, duke reflektuar kryesisht çmimet e rritura të lëndëve të para, të naftës dhe të produkteve ushqimore. Edhe aktiviteti ekonomik në ekonomitë e zhvilluara, ka regjistruar shenja të dukshme ngadalësimi. Aktiviteti ekonomik në Eurozonë për tremujorin e dytë u tkurr me 0.2% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2008. Ndërkohë që, ekonomia amerikane pritet të rritet me ritme të ngadalta edhe për gjysmën e dytë të vitit në vazhdim.

Në këto rrethana, tensioni në tregje ka qenë i lartë duke u reflektuar kryesisht në rënien e vlerës së aktiveve financiare, në luhatjen e çmimeve të lëndëve të para dhe mallrave, në rënien e çmimeve të banesave si dhe në zgjerimin e diferencës ndërmjet normave të interesit.

Tranzicioni ne Shqiperi

Pas vitit 1990 , ne Shqiperi filloi strukturimi i ekonomise nga ajo e centralizuar ne ate te tregut, kthesat e shumta ne fushen e tranzicionit kane shkaktuar brenga te panumerta tek populli Shqipetare.Levizjet e pakontrolluara dhe masive demografike, emigrimi drejt vendeve te ndryshme te botes,papunesia,braktisja e shkolles, si dhe varferia jane fenomene qe kane lene gjurme ne ekonomine Shqipetare.

Ne vitin e pare te tranziconit 1992 renia ne te gjithe treguesit ekonomike vazhdoi,gradualisht filluan perqapjet e para drejt rritjes ekonomike ne vitet ne vazhdim.Stabilizimi u arrit shpejt dhe zhvillimi i treguesve makroekonomike e klasifikoi Shqiperine si nje nga nxenesit model te FMN-se.Ne 1997 shteti u rrezua dhe stabiliteti ekonomik u trondit thelle, i pasuar nga demostrimet te ndryshme, me pasoja dramatike politike, deshmuan per influencen e paket sociale dhe paqendrueshmerine e rritjes ekonomike ne vend ku per disa muaj Shqiperia filloi per se mbrapthi te numeroje hapat pas ne vite.

Gjate periudhes 1997-1998 problemet politike,ekonomike dhe sociale ende ekzistonin ,keto u pasuan edhe me situaten destabilzuese ne rajon ,sic ishte kriza e Kosoves.Procesi i reindertimit ndonese i ngadaleshem dhe i brishte, eshte evident dhe i dukshem ne forcimin e strukturave ekonomike qe jane ne proces reformues dhe integrues.

Popullsia

Pas shperberjes se sistemit totalitar ne Shqiperi shume emigante emigruan drejt vendeve te ndryshme te botes, nga ku te ardhurat e tyre filluan te reflektonin bindshem ne ekonomine e vendit tone.Sot nga të dhënat e IOM-it,emigrantët shqipetare per nga rendesia e dergesave, renditet në krye të listës së 20 vendeve emigratore, kur bëhet fjalë për paratë që u dërgojnë familjeve të tyre. "Gjatë 15 viteve të fundit vlerësohen të jenë futur rreth 6.6 miliardë euro, që përfaqësojnë rreth 13% të GDP në vend. Kështu, Shqipëria rezulton si një nga vendet me varësinë më të madhe nga dërgesat në para në botë". Madje përfaqësuesit e IOM-it bëjne te ditur se familjet shqiptare pjesëtarë e se cileve punojnë jashtë shtetit nga ku pjesa më e madhe e tyre pret para` nga emigrantët. Ndërkohë Italia dhe Greqia jane vendet, ku kane emigruar pjesa masive e emigrantëve shqiptarë,sigurisht janë edhe 2 vendet nga ku vijnë edhe më shumë te ardhura.

Mbeshtetur ne te dhenat zyrtare te vitit 1997,popullsia e Shqiperise llogaritet 3,35 milione banore,nga te cilet 51 % i takojne seksit femer.Sipas vleresimeve te bera nga INSTAT jashte Shqiperise kane emigruar (statistika e vitit 1997) 600 000 shqipetare dhe keto kryesisht ne vendet Greqi dhe Itali.

Pare ne kendveshtimin e ,tregut te punes ne Shqiperi ne fund te viti 1999 kishte,065,104 te punesuar nga te cilet 19 % ne sektorin shteteror buxhetor dhe jo buxhetor.

Papunesia sipas statistikave zyrtare te vitit 1999 , niveli i papunesise kap shifren 18 perqind te popullsise ne moshe pune,nderkohe qe papunesia eshte me teper fenomen urban dhe reflektohet ne treguesit e papunesise se regjistruar ne zyrat e punes.

A eshte evidente kriza globale ne ekonomine Shqipetare?

Ndërkohë që në botë po ngrihen shume pikepyetje dhe po merren masat frenuese, parandaluese te

saj, tek ne vazhdojnë akoma diskutime te tilla si, nëse kriza ka goditur apo jo Shqiperine.

Ndonese, nuk jemi në tranzicionin e viteve te trazirave te 1996-es dhe fillim vitit 1997 kur “kriza e firmave piramidale” u shndërroi vendin në nje kolaps me pasoje krizën ekonomike, sociale dhe politike,kur PBB ra 7 për qind, inflacioni ne Shqiperi u rrit në 42 për qind . Por e gjithe kjo nuk duhet të na bëjë qe të neglizhojmë pasojat e krizës globale, pasi sido që me lidhje të dobëta integruese, gjithsesi duhet te ecim ne rrugen e progresit. Mjafton të përmendim se rreth ¾ e tregtisë tonë të jashtme zhvillohet me vendet e Bashkimit Evropian.

Pasojat e krizes globale kane ndikur ne keta tregues:

• rënien e ritmeve të remitancave- dërgesave të emigrantëve;
• rënien e ritmeve të depozitave të kursimit;
•rënien e ritmeve të eksport-importit;
•dobësimin e lekut ndaj euros dhe dollarit;
•frenimin dhe keqësimin e kredidhënies bankare.
•rritjen tej parashikimeve të deficitit buxhetor;
•rënien e ritmit të rritjes ekonomike;

Faktori i pare: Renia e remitancave, dërgesat e emigrantëve.

Duke e pare ne kendveshtrimin e viteve 2004-2008, përmes dërgesave të emigrantëve kanë hyrë gjithsej 4.439 miliardë euro,ose 888 milion euro mesatarisht në vit. Në vitin 2008, remitancat, ranë rreth 16 për qind kundrejt vitit 2007 ose 145 milionë euro.

2004 2005 2006 2007 2008
826.3 927.6 936.5 947.0 802.0

Një nga shkaqet kryesore është pasoja e krizës në vendet si Itali dhe Greqi ku punojnë masivisht shumica e emigrantëve Shqipetare.Sipas mendimeve te analisteve mbi ekonomine Shqipetare , rënia e remitancave do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2009 duke sjellë si pasojë rritjen e papunësisë, dhe të varfërisë sidomos në zonat rurale, keqësimin e bilancit tregtar, të kredive, frenimin e rritjes ekonomike, uljen e kursimeve të qytetarëve, etj.

Se pari: edhe pse te ardhurat nga emigracioni per Shqiperine perbejne nje element kyq te ekonomise shqipetare duke e pare ne kendveshtrim krahasues me vende te ndryshme te rajonit dhe qe e kane perjetuar emigrimin ne kohe te ndryshme te historise kane treguar se remitancat e emigranteve vijne gradualisht ne ulje si rezultat i shume faktoreve.

Së dyti, duke pasur parasysh që pjesa më e konsiderueshme e emigracionit të parë ka qenë në moshë të re, me kalimin e viteve rriten dhe fëmijët e lindur në vendet pritëse, gjë që kërkon shpenzime shtesë për shkollimin, kujdesin shëndetësor ndaj tyre etj. Mund të pretendohet që vështirësitë ekonomike në rritje në vitin e fundit në Shqipëri kanë imponuar dërgesa shtesë për mbijetesë të familjeve shqiptare nën minimumin jetik. Edhe mund të jetë kështu, por përsëri ndryshimi duket i konsiderueshëm për ta pranuar si plotësisht të vërtetë.

Sipas një logjike të ftohtë financiare, në një proces normal kohor dërgesat nga emigracioni duhet t’i nënshtrohen një kurbe rënëse, jo thjesht si pjerrësi apo në vlerë relative, por, mbi të gjitha, në vlerë absolute. Duke e pranuar si të vërtetë këtë fakt logjik, mund të pohohet pa frikë se pa një politikë të studiuar mirë drejt investimeve, prodhimit vendas dhe punësimit, ky proces rënieje dërgesash të pastra, brenda një kohe të shkurtër, mund të kthehet në një bombë të vërtetë sociale. Dhe çudia më e madhe është se akoma politika shqiptare, sidomos ajo qeverisëse, nuk shqetësohet fare nga thellimi i mëtejshëm i deficitit tregtar. ur më sipër, parashikohet që në fund të këtij viti ky deficit të kapë vlerën e 1.5 miliardë eurove.

Nevojat me te domosdoshme ekonomike ne vendin qe jetojne ,krijimi i familjeve,rritja dhe shkollimi i brezave te rinj,që në një mënyrë apo tjetrën, duhej të “përkthehej” si rënie dërgesash, jo rritje e tyre, pra te gjithe keta faktore ndikojne ne ekonomine vendase dhe sjellin si rrjedhoje dobesimin e strukturave te ndryshme hierarkike ne vend.

Së treti, rritja e çmimeve të shumë artikujve gjatë vitit të fundit dhe mbi të gjitha e hidrokarbureve nënkupton një mundësi më të vogël akumulimi, pra dhe dërgese për në Shqipëri.

Edhe arsyetimi i rritjes së remitancave për shkak të blerjes së apartamenteve në vendlindje duket si i tejkaluar, sidomos në këto dy vitet e fundit që pasqyrojnë diku rënie, diku ngopje në sferën e ndërtimit. I pamjaftueshëm është dhe argumenti i prurjeve të lidhura me hapjen e aktiviteteve të reja private, ndërkohë që ekonomia po përjeton stanjacion, bile dhe rënie. Po ashtu, pretendimi i rritjes së turizmit prej kësaj kategorie nënkupton dhe kursime shtesë për të realizuar këto pushime, që dhe në Shqipëri nuk duken aq të lira.

Pse remitancat janë për ne çështja kryesore e ditës?

Remitancat,prurjet e emigranteve Shqipetare sjellin përfitimet e drejtpërdrejta dhe të menjëhershëme për familjet e emigrantëve dhe për ekonominë. Flukset e remitancave për vendet në zhvillim janë vlerësuar sa dyfishi i ndihmës për zhvillim që përfitojnë këto vende. Në disa vende si Shqipëria, ato tejkalojnë ndjeshëm investimet e huaja direkte. Rrjedhimisht, qeveritë aktualisht po u kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje flukseve të remitancave në strategjitë e tyre të zhvillimit, pasi ato përbëjnë një burim të rëndësishëm financiar për rritjen e zhvillimit ekonomik, veçanërisht në zona të pazhvilluara, ku kushtet ekonomike i detyrojnë njerëzit të emigrojnë

Që në fillim të tranzicionit, vëllimi i remitancave në Shqipëri është rritur me shpejtësi. Në të vërtetë, flukset e remitancave janë mjaft të rëndësishme lidhur me aktivitete të tjera fitimi - këmbimi valutor, duke përfaqësuar rreth 14 për qind të PBB-së, 70 për qind të eksporteve dhe 33 për qind të importeve. Italia është vendi ku shqiptarët emigrojnë më shumë. Nga ana tjetër, Shqipëria është vendi i parë që përfiton më shumë nga flukset e remitancave që Italia dërgon në vendet e tjera. Rrjedhimisht, shërbimet e remitancave nga Italia për në Shqipëri janë bërë një çështje me interes të lartë.

Një vrojtim i kohëve të fundit i bërë prej Bankës së Shqipërisë tregon se remitancat kanë ndikuar pozitivisht në gjithë rajonet e Shqipërisë. Ndikimi është pak më i lartë në rajone më pak të zhvilluara, duke lehtësuar disi pabarazinë në të ardhurat mesatare për frymë. Remitancat janë bërë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për individët, duke arritur në 33 për qind e të ardhurave të disponueshme të një familjeje mesatare dhe pothuajse 40 për qind në zonat rurale.

Remitancat janë përdorur kryesisht për mallra konsumi të importuar, për shërbime dhe për blerjen apo ndërtimin e shtëpive. Një pjesë e vogël është kursyer ose është investuar në biznese, kryesisht në sektorin e bujqësisë. Për rrjedhojë, ndikimi i remitancave në krijimin e punëve të reja ka qenë i kufizuar.

a- përmirësimi i njohurive tona rreth remitancave është i rëndësishëm për vlerësimin e politikave, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në rolin zhvillues të remitancave në ekonomi.

b- Më shumë se gjysma e remitancave hyjnë në vend nëpërmjet kanaleve jozyrtare. Vrojtimet tona tregojnë se shumica e remitancave që hyjnë në Shqipëri kanalizohen nëpërmjet burimeve jozyrtare; të sjella fizikisht nga emigrantët (59 për qind), nëpërmjet miqve dhe të afërmve (23 për qind.

Edhe pse kompanitë e transfertave të parave ofrojnë shërbime transfertash me komisione të arsyeshme, duke mbuluar një shtrirje të mirë gjeografike, ende vëmë re se një pjesë e madhe e parasë cash hyn në vend me çanta.

Remitancat mund të jenë një pikë hyrjeje për shumë dërgues të remitancave dhe për familjet e tyre në sistemin formal financiar. Shumë familje të emigrantëve ose nuk janë familjarizuar me bankat ose i përdorin pak ato.

Ndryshe nga flukset financiare që treguan një luhatshmëri të lartë gjatë viteve `90, remitancat vazhdojnë të rrjedhin në mënyrë shumë më të qëndrueshme. Në drejtim të kohëzgjatjes së "ciklit të jetës" të remitancave individuale, teoria tregon se sa më i gjatë të jetë vazhdimi i statusit të emigrantit, aq më i ulët është probabiliteti për flukse të mëdha remitancash.

Shqipëria në krizën ekonomike globale

Ekonomia botërore po tonditet duke u pasuar me krizen globale.Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rritjen më të ulët ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore.Shpejtësia e përkeqësimit të krizës ekonomike globale po çudit shumë ekspertë të ekonomisë. Fondi Monetar Ndërkombëtar vazhdon të ulë parashikimet për rritjet ekonomike duke thënë se ekonomia globale mund të jetë në 2009 në nivelet më të ulta në 60 vjetë. Ky përkeqësim i ekonomisë globale do të sjellë një ulje më të madhe të rritjes ekonomike të Shqipërisë.

Pakësimi i të ardhurave nga emigrantët dhe ulja e eksporteve janë disa nga efektet e para që po ndjen Shqipëria. Niveli i eksporteve që jo më larg se nëntori i vitit të kaluar ishte në shifrat e 15 përqindëshit, tani është negativ, një dukuri e paparë ndonjëherë më parë për mbarë rajonin.

"Ulja e ndjeshme e kreditimit apo shtrëngimi i kreditimit që po ndodh tani është serioz. Ulja e akvitetit ekonomik mund të sjellë pakësim të mëtejshëm të grumbullimit të taksave. Janë këto dy aspekte të tjera që po i shohim dhe i kemi identifikuar si rreziqe".

Është shumë e vështirë të parashikosh si do të jetë situata ne muajt ne vazhdim por e rendesishme është se qeveria duhet të veprojë ashtu siç ka vepruar deri tani për të siguruar stabilitetin e sistemit financiar. Kjo nuk është një krizë globale që mund të zgjidhet në Shqipëri por Shqipëria mund të bëjë më të mirën për të mbajtur stabilitetin.

Me ane te kombinimit te instrumentave te operacioneve te tregut te hapur, Banka Shqipetare, ka mireadministruar situaten e likuiditetit,duke i nxitur bankat te jene aktive ne tregun nderkombetare.Sistemi bankar shqipetare shfaq nje shkalle te larte te perqendrimit te depozitave,ku kater bankat e medha zene rreth 70 % te totalit te tyre.

Faktori i dyte –Renia e ritmeve te depozitave.

Gjate vitit 2008 dhe pikerisht ne tetor te ketij viti, ka filluar rënia e ritmeve të depozitave, për shkak të rënies te remitancave, si dhe të tërheqjes në bankat e nivelit të dytë. Kjo bëri që ritmi i shtimit të depozitave në vitin 2008 të jetë vetëm 2.9 për qind nga 15 për qind mesatarisht në vitet 2004-2007.
Një nga masat e para në SHBA dhe BE ishte ngritja e kufirit mbrojtës të depozitave kurse tek ne, kjo masë vonoi, për rrjedhojë u rrit fluksi i tërheqjes nga bankat. Ministri i Financave përmendi edhe shifrën prej 60 miliardë lekë të tërhequra gjatë kësaj periudhe, sipas tij, kjo erdhi si pasoje e panikut qe kaploi popullsine.

Megjithate vlen per tu theksuar fakti që Kuvendi, këto ditë, po miraton me konsesus ndryshimet ligjore që rrisin kufirin e mbrojtjes të depozitave deri në 2.5 milionë lekë, që duket një nivel i përshtatshëm për kushtet e vendit tonë.

Përkeqësohen treguesit e eksport-importit

Eksportet mbulojnë vetëm ¼ e importeve, ndërkohë që bilanci tregtar vazhdon të përkeqësohet. Ritmet e eksportit kanë ardhur në rënie prej muajit tetor,në mln lekë:

Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar 09
10,712 9,574 9,092 6,969 6,642

Rënie më e thellë,- 23 për qind, është shënuar në dhjetor,që përbën dhe nivelin më të ulët të vitit. Kjo prirje ka vazhduar edhe në janar 2009. Në periudhën afatshkurtër, pritet nje rënie e menjehereshme e ritmeve, në të dy krahët, sidomos në eksportet.
Shqiperia rreth 95 $ për qind të eksporteve,i shkojnë pothuajse tërësisht në vendet e BE. Këto vende,siç dihet, kush më e kush më pak janë prekur nga kriza, që duket në uljen e kërkesave në këtë sektor ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre rreth 400 firma me rreth 100 mijë punëtorë. Një thellim i krizës mund të çojë në mbylljen e vendeve të punës dhe shtimin e papunësisë.

Zhvlerësohet leku(!)

Sipas BSH, gjatë 3-mujorit të katërt, leku u zhvlerësua si pasojë e ndryshimit në vlera negative të indeksit të kursit nominal efektiv të këmbimit në masën 3.9 për qind. Kjo prirje ka vazhduar të thellohet gjatë tremujorit të parë të vitit 2009. Leku, krahasuar me vitin 2008, është zhvlerësuar ndaj usd dhe euros përkatësisht 10.8 dhe 5.9 për qind.

Kursi 31.12.2008 25.3.2009 Ndryshimi Në %
Lek/USD 88.0 97.1 9.1 10.8
Lek/Euro 123.8 131.1 7.3 5.9
Forcimi i monedhave kryesore- euros dhe usd- për rrjedhojë, zhvlerësimi i lekut ndaj tyre, prek të gjithë qytetarët, pasi ndikon në rritjen e çmimeve të mallrave të importit,e cila do të pasqyrohet , ndonëse jo menjëherë, në çmimet artikujve të konsumit.

Cili mund t jete parashikimi për zhvillimin ekonomik të vendit gjatë vitit të ardhshëm?

Kriza ndërkombëtare financiare që po vazhdon ka të ngjarë të ndikojë ne rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë vitit 2009 si dhe mund të ndikojë mbi të varfrit. Shenjat e para të ketij ndikimi janë ndjerë në rënien e te ardhurave nga emigracioni, të cilat mund të ndikojnë konsumin dhe importet, si dhe të moderojnë deficitin aktual. Ne presim që rritja të ulet në 2009, por Shqipëria përsëri është në gjendje që te paraqitet me mirë se fqinjët e saj rajonalë.

Në vijim, nëse vendi përshpejton reformat strukturore dhe përmirëson konkurrueshmërinë, mendojmë se Shqipëria do të pozicionohet më mirë për të shfrytezuar potencialet e veta dhe përballur krizën.

Në Shqipëri, të varfërit po marrin të ardhura nga emigracioni në mënyrë të pabarabartë. Prandaj, këto familje mund të ndjejnë mungesa në buxhetin e tyre.
Më lejoni të them nuk është Banka Botërore ajo që vendos nëse ka një rritje të çmimit apo jo, por është rregullatori i sektorit të energjisë ai që duhet të shqyrtoje situatën, të shqyrtojë bisedimet me kompaninë private dhe të shqyrtojë financimet e disponueshme të qeverisë. Ndërkohë, ne kemi besim se rregullatori gëzon kapacitetin e duhur për të analizuar të gjithë këta faktorë sëbashku me situatën ekzistuese dhe për të marrë vendimin e përshtatshëm.

Kalimi i Shqipërisë nga financimet me terma të buta drejt atyre me natyrë më tregtare nga bankat përbën shenjën e parë të suksesit. Për një dekadë e gjysmë vendi ka realizuar një progres të fortë lidhur me rritjen e ekonomike dhe uljen e varfërisë dhe, në një farë mënyre, në mes të një krize financiare ndërkombëtare Shqipëria e gjen veten në një pozitë më të fortë krahasuar me shumë të tjerë lidhur me përballimin e kësaj krize. Tradita e gjatë e makromenaxhimit dhe politika e mirë monetare kanë rëndësi kritike në këtë kohë. Nëse i referoheni fillimit të krizës, sektori bankar i Shqipërisë ka pasur raporte më të forta se të shumica e vendeve në rajon. Megjithatë, sigurisht, është kohë për të qëndruar vigjilent, por edhe për të qenë realistë për të ardhmen.

Shqipëria është lidhur me ekonominë globale dhe ndërkohë që ekonomia globale dhe ajo Evropiane i nënshtrohen ngadalësimit sigurisht qe kjo do të prekë edhe ekonominë e Shqipërisë.
Një ngadalësim i kësaj natyre në ekonominë globale do të ketë një ndikim me bazë të gjerë dhe sektorë të tillë si shërbimet, prodhimi, ndërtimi, industria ka padyshim të ngjarë që të preken. Por një vend si Shqipëria, i cili ndodhet tashmë në procesin e reformave strukturore për të ndihmuar në çlirimin e energjive të investimeve dhe riorientimit të tyre tek këta sektorë në kushtet që, nëse reforma do të vazhdojnë, të ketë një vrull që mund të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të ngadalësimit të ardhshëm..

A kemi nje sistem financiar të qëndrueshëm ne Shqiperi?

Per kete nuk ka nje përgjigje direkte dhe te prere për garancinë e depozitave apo të kredive. Sistemi bankar nuk ka pësuar tronditje megjithëse gjithnjë e më shumë po rriten kreditë e këqija. Kjo nuk është meritë e BSH, e prapambetjes së tregjeve tona, e prapambetjes së tregut bankar dhe e fillimit me vonese të produkteve të reja me risk, perkundrazi këto pasoja nuk u ndien ose u ndien pak në Vendet e ish bllokut Lindor sepse edhe atje më pak se në Shqipëri kemi mungesa në tregje dhe kapital financiar. Ne nuk jemi prekur sepse sistemi jonë bankar nuk është i lidhur me Bankat që pësuan këtë tronditje, nuk është i lidhur me firmat që pësuan këtë tronditje. Efekti i transmisionit nuk u ndje në sistemin bankar por do ndjehet në fusha të ndryshme të ekonomisë. Në SHBA goditjen prodhimit ja dha moskthimi kredive për banesa. Ky produkt tani së fundi është futur në Shqipëri.

Pasojat në ekonomi janë refleks i lidhjeve që kanë bankat me biznesin, depozituesit, bankat e tjera të nivelit të dytë brenda dhe jashtë vendit, me bursën etj. Shqiptarët ju kthyen kredive në valutë duke mënjanuar lekun. Shkurt BSH dhe leku po e humbin gradualisht rolin e tyre në ekonomi. BSH nuk ka më ndikimin e dikurshëm në tregun monetar. Fushëveprimi saj gradualisht po zëvendësohet prej valutave të huaja, euro dhe dollarë.

Leku qe po zevendesohet ne tregun shqipetare me euron.

Sot në Shqipëri veç lekut që është para shtetërore, kanë qytetarinë edhe euro dhe dollari amerikan duke mospërjashtuar edhe valutat tjera si paund, rubël,etj. Gati gjithë qarkullimi në mjetet themelore, në tregun e tokës, në tregun e banesave realizohet nëpërmjet valutës dhe jo nëpërmjet lekut shqiptar. Import- eksportet realizohen në valutë etj. Kështu kapitalet, makineri e pajisje, ndërtesat, toka, banesat, automjetet shit- blihen me valutë. Në këtë mënyrë është rrudhur dukshëm fushëveprimi i lekut shqiptar. Përgjithësisht ka ngelur dhe qarkullon në mallrat e konsumit të gjerë..
Vlen per tu theksuar se shume nga pagesat e ndryshme po behen me euro sic jane pagesat neper universitetet private ,qerat e e shtepive,blerja e shume produkteve ne euro.

Ndikimi i sistemit bankar në ekonomi.

Ekonomia shqiptare ka ndryshim nga ekonomia perëndimore sepse akoma nuk ka mbaruar procesi privatizimit të tokës dhe kapitalit. Pra mungon ose është i pa pjekur tregu tokës mbi të cilin organizohen marrëdhëniet e shitblerjes.

1- Ne vijmë nga një sistem i centralizuar ndërsa perëndimi jo.

2- Mungon legjislacioni përkatës i rregullimit të këtyre marrëdhënieve për të thithur investitorët e huaj.

3- Kemi një sistem bankar të prapambetur

4- Hapja e tregjeve apo liberalizimi nuk mund te jene qellim ne vetvete.

"Tashme eshte e ditur se kriza globale do te preke krahas vendeve te tjera edhe Shqiperine dhe ata qe do te goditen me shume jane te varferit. Shenjat e para kane filluar, ne e pame ate ne renie te dergesave, cka mund te sjelle renien e konsumit dhe importeve gjithashtu. Gjithsesi Shqiperia qendron ende ne nje pozicion te mire edhe krahasuar me vendet e rajonit. Ne nuk e dime sa kriza do te zgjase por eshte e rendesishme qe Shqiperia te ndermarre masat e duhura per menaxhimin e kesaj situate dhe kthimin e saj drejt normalitetit ekonomik.

Vjollca Lleshi