Cili ishte shkaku i krizes globale?
Bota po kalon krizën ekonomike më të madhe që pas vitit 1930, krizë e cila filloi në SHBA dhe tashmë po përhapet edhe në Evropë.Sipas vetë analistëve perëndimorë ,kriza financiare erdhi nga kriza e kredive të banesave ,dhe për llogari të ekzistencës së kapitalit financiar ajo kaloi në prodhim. Ajo e dha efektin e saj në bursë, dhe në vendet që kishin lidhje direkte ose indirekte me ekonominë Amerikane. Për këtë arsye u frenua përkohësisht përqindja e rritjes ekonomike. Rënia e normës së interesit në aspektin e brendshëm ,uli fuqinë blerëse të dollarit ndërsa në aspektin e jashtëm e zhvlerësoi atë. Pra kemi një sërë pasojash zinxhir brenda dhe jashtë ekonomisë amerikane qe pasohet ne vendet e tjera te botes.
-Çfarë ndikimi ka kriza e kapitalit Amerikan në botë?
• Ka ndikim të madh në bursa.
• Ka ndikim nëpërmjet dollarit që është para botërore.
• Ka ndikim nëpërmjet kapitalit financiar dhe kapitaleve të eksportuara.
• Ka ndikim nëpërmjet aleancave strategjike dhe të rolit të tyre në botë.
• Ka ndikim në Evropë ku SHBA ka të eksportuar një pjesë të kapitalit të saj industrial.
• Kapitali europiano- perëndimor ka ndikim nga ana e tij në Rusi, Kinë, vendet e lindjes së afërme e të mesme. Ka ndikim në Kinë, Japoni dhe Indi, jo vetëm direkte, por edhe nëpërmjet veprimit mbi OPEK-un.
• Në një vështrim të përgjithshëm, gjendja e tregjeve kryesore financiare në botë vazhdon të ndikohet nga efektet e krizës financiare të SHBA-se.
• Çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar vijoi të rritej gjatë muajit maj,te vitit te kaluar gje qe shenoi edhe fillimin gradual te krizes.
•Ndërprerja e aktivitetit në disa rafineri kryesore të përpunimit dhe nxjerrjes së naftës në botë, si dhe trazirat e brendshme politiko-ekonomike në disa nga vendet prodhuese të naftës, kanë ndikuar në tkurrjen e ofertës botërore.
•Çmimet e ushqimeve në tregjet botërore, vazhdojnë të mbeten të larta, duke ushtruar ndikimin e tyre në tregun vendas. Ne publikimin e raportit te fundit te bankes boterore kemi tregues pozitive,per shqiperine nga ku nuk nguron ta rendise ate ne vendin e 49 perkrah shume vendeve te botes.
Sipas Guvernatorit te Shqiperise zhvillimet e kohëve të fundit dëshmojnë për një përshkallëzim të mëtejshëm të krizës financiare në SHBA, duke kulmuar me falimentimin e një prej bankave më të mëdha të investimeve Lehman Brothers, dy gjigandet e financimit të hipotekave në Amerikë, Freddie Mac dhe Fannie Mae, iu nënshtruan një plani të pazakontë dhe të kushtueshëm shpëtimi, të ideuar nga ana e Departamentit të Thesarit të SHBA-së. Në fakt, ky veprim përbën vetëm një nga ndërhyrjet e autoriteteve amerikane në këtë situatë, për t'i lënë vendin një sërë të tjerave më pas, si në rastin e kompanisë së sigurimeve AIG, bankës Merryl Lynch dhe veçanërisht planit, të bërë publik më 21 shtator 2008, për krijimin e një fondi 700 miliardë dollarë, për blerjen e aktiveve me probleme.
Kriza ekonomike qe, shoqëron ekonominë globale për më shumë se një vit, ka bërë që shumë institucione financiare të njohura ndërkombëtarisht, të materializojnë humbje të mëdha financiare. Akoma situata ne keto vende vazhdon të mbetet e tille dhe procesi i përhapjes së efekteve të padëshirueshme të saj mund të jetë i pranishëm edhe në muajt në vijim.
Kombinimi i saj me një sërë zhvillimesh të tjera globale ka bërë që situata ekonomike e vendeve të zhvilluara, të karakterizohet nga pikëpyetje të shumta. Inflacioni është kthyer në një shqetësim për shumicën e ekonomive ndërkombëtare, duke reflektuar kryesisht çmimet e rritura të lëndëve të para, të naftës dhe të produkteve ushqimore. Edhe aktiviteti ekonomik në ekonomitë e zhvilluara, ka regjistruar shenja të dukshme ngadalësimi. Aktiviteti ekonomik në Eurozonë për tremujorin e dytë u tkurr me 0.2% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2008. Ndërkohë që, ekonomia amerikane pritet të rritet me ritme të ngadalta edhe për gjysmën e dytë të vitit në vazhdim.
Në këto rrethana, tensioni në tregje ka qenë i lartë duke u reflektuar kryesisht në rënien e vlerës së aktiveve financiare, në luhatjen e çmimeve të lëndëve të para dhe mallrave, në rënien e çmimeve të banesave si dhe në zgjerimin e diferencës ndërmjet normave të interesit.
Tranzicioni ne Shqiperi
Pas vitit 1990 , ne Shqiperi filloi strukturimi i ekonomise nga ajo e centralizuar ne ate te tregut, kthesat e shumta ne fushen e tranzicionit kane shkaktuar brenga te panumerta tek populli Shqipetare.Levizjet e pakontrolluara dhe masive demografike, emigrimi drejt vendeve te ndryshme te botes,papunesia,braktisja e shkolles, si dhe varferia jane fenomene qe kane lene gjurme ne ekonomine Shqipetare.
Ne vitin e pare te tranziconit 1992 renia ne te gjithe treguesit ekonomike vazhdoi,gradualisht filluan perqapjet e para drejt rritjes ekonomike ne vitet ne vazhdim.Stabilizimi u arrit shpejt dhe zhvillimi i treguesve makroekonomike e klasifikoi Shqiperine si nje nga nxenesit model te FMN-se.Ne 1997 shteti u rrezua dhe stabiliteti ekonomik u trondit thelle, i pasuar nga demostrimet te ndryshme, me pasoja dramatike politike, deshmuan per influencen e paket sociale dhe paqendrueshmerine e rritjes ekonomike ne vend ku per disa muaj Shqiperia filloi per se mbrapthi te numeroje hapat pas ne vite.
Gjate periudhes 1997-1998 problemet politike,ekonomike dhe sociale ende ekzistonin ,keto u pasuan edhe me situaten destabilzuese ne rajon ,sic ishte kriza e Kosoves.Procesi i reindertimit ndonese i ngadaleshem dhe i brishte, eshte evident dhe i dukshem ne forcimin e strukturave ekonomike qe jane ne proces reformues dhe integrues.
Popullsia
Pas shperberjes se sistemit totalitar ne Shqiperi shume emigante emigruan drejt vendeve te ndryshme te botes, nga ku te ardhurat e tyre filluan te reflektonin bindshem ne ekonomine e vendit tone.Sot nga të dhënat e IOM-it,emigrantët shqipetare per nga rendesia e dergesave, renditet në krye të listës së 20 vendeve emigratore, kur bëhet fjalë për paratë që u dërgojnë familjeve të tyre. "Gjatë 15 viteve të fundit vlerësohen të jenë futur rreth 6.6 miliardë euro, që përfaqësojnë rreth 13% të GDP në vend. Kështu, Shqipëria rezulton si një nga vendet me varësinë më të madhe nga dërgesat në para në botë". Madje përfaqësuesit e IOM-it bëjne te ditur se familjet shqiptare pjesëtarë e se cileve punojnë jashtë shtetit nga ku pjesa më e madhe e tyre pret para` nga emigrantët. Ndërkohë Italia dhe Greqia jane vendet, ku kane emigruar pjesa masive e emigrantëve shqiptarë,sigurisht janë edhe 2 vendet nga ku vijnë edhe më shumë te ardhura.
Mbeshtetur ne te dhenat zyrtare te vitit 1997,popullsia e Shqiperise llogaritet 3,35 milione banore,nga te cilet 51 % i takojne seksit femer.Sipas vleresimeve te bera nga INSTAT jashte Shqiperise kane emigruar (statistika e vitit 1997) 600 000 shqipetare dhe keto kryesisht ne vendet Greqi dhe Itali.
Pare ne kendveshtimin e ,tregut te punes ne Shqiperi ne fund te viti 1999 kishte,065,104 te punesuar nga te cilet 19 % ne sektorin shteteror buxhetor dhe jo buxhetor.
Papunesia sipas statistikave zyrtare te vitit 1999 , niveli i papunesise kap shifren 18 perqind te popullsise ne moshe pune,nderkohe qe papunesia eshte me teper fenomen urban dhe reflektohet ne treguesit e papunesise se regjistruar ne zyrat e punes.
A eshte evidente kriza globale ne ekonomine Shqipetare?
Ndërkohë që në botë po ngrihen shume pikepyetje dhe po merren masat frenuese, parandaluese te
saj, tek ne vazhdojnë akoma diskutime te tilla si, nëse kriza ka goditur apo jo Shqiperine.
Ndonese, nuk jemi në tranzicionin e viteve te trazirave te 1996-es dhe fillim vitit 1997 kur “kriza e firmave piramidale” u shndërroi vendin në nje kolaps me pasoje krizën ekonomike, sociale dhe politike,kur PBB ra 7 për qind, inflacioni ne Shqiperi u rrit në 42 për qind . Por e gjithe kjo nuk duhet të na bëjë qe të neglizhojmë pasojat e krizës globale, pasi sido që me lidhje të dobëta integruese, gjithsesi duhet te ecim ne rrugen e progresit. Mjafton të përmendim se rreth ¾ e tregtisë tonë të jashtme zhvillohet me vendet e Bashkimit Evropian.
Pasojat e krizes globale kane ndikur ne keta tregues:
• rënien e ritmeve të remitancave- dërgesave të emigrantëve;
• rënien e ritmeve të depozitave të kursimit;
•rënien e ritmeve të eksport-importit;
•dobësimin e lekut ndaj euros dhe dollarit;
•frenimin dhe keqësimin e kredidhënies bankare.
•rritjen tej parashikimeve të deficitit buxhetor;
•rënien e ritmit të rritjes ekonomike;
Faktori i pare: Renia e remitancave, dërgesat e emigrantëve.
Duke e pare ne kendveshtrimin e viteve 2004-2008, përmes dërgesave të emigrantëve kanë hyrë gjithsej 4.439 miliardë euro,ose 888 milion euro mesatarisht në vit. Në vitin 2008, remitancat, ranë rreth 16 për qind kundrejt vitit 2007 ose 145 milionë euro.
2004 2005 2006 2007 2008
826.3 927.6 936.5 947.0 802.0
Një nga shkaqet kryesore është pasoja e krizës në vendet si Itali dhe Greqi ku punojnë masivisht shumica e emigrantëve Shqipetare.Sipas mendimeve te analisteve mbi ekonomine Shqipetare , rënia e remitancave do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2009 duke sjellë si pasojë rritjen e papunësisë, dhe të varfërisë sidomos në zonat rurale, keqësimin e bilancit tregtar, të kredive, frenimin e rritjes ekonomike, uljen e kursimeve të qytetarëve, etj.
Se pari: edhe pse te ardhurat nga emigracioni per Shqiperine perbejne nje element kyq te ekonomise shqipetare duke e pare ne kendveshtrim krahasues me vende te ndryshme te rajonit dhe qe e kane perjetuar emigrimin ne kohe te ndryshme te historise kane treguar se remitancat e emigranteve vijne gradualisht ne ulje si rezultat i shume faktoreve.
Së dyti, duke pasur parasysh që pjesa më e konsiderueshme e emigracionit të parë ka qenë në moshë të re, me kalimin e viteve rriten dhe fëmijët e lindur në vendet pritëse, gjë që kërkon shpenzime shtesë për shkollimin, kujdesin shëndetësor ndaj tyre etj. Mund të pretendohet që vështirësitë ekonomike në rritje në vitin e fundit në Shqipëri kanë imponuar dërgesa shtesë për mbijetesë të familjeve shqiptare nën minimumin jetik. Edhe mund të jetë kështu, por përsëri ndryshimi duket i konsiderueshëm për ta pranuar si plotësisht të vërtetë.
Sipas një logjike të ftohtë financiare, në një proces normal kohor dërgesat nga emigracioni duhet t’i nënshtrohen një kurbe rënëse, jo thjesht si pjerrësi apo në vlerë relative, por, mbi të gjitha, në vlerë absolute. Duke e pranuar si të vërtetë këtë fakt logjik, mund të pohohet pa frikë se pa një politikë të studiuar mirë drejt investimeve, prodhimit vendas dhe punësimit, ky proces rënieje dërgesash të pastra, brenda një kohe të shkurtër, mund të kthehet në një bombë të vërtetë sociale. Dhe çudia më e madhe është se akoma politika shqiptare, sidomos ajo qeverisëse, nuk shqetësohet fare nga thellimi i mëtejshëm i deficitit tregtar. ur më sipër, parashikohet që në fund të këtij viti ky deficit të kapë vlerën e 1.5 miliardë eurove.
Nevojat me te domosdoshme ekonomike ne vendin qe jetojne ,krijimi i familjeve,rritja dhe shkollimi i brezave te rinj,që në një mënyrë apo tjetrën, duhej të “përkthehej” si rënie dërgesash, jo rritje e tyre, pra te gjithe keta faktore ndikojne ne ekonomine vendase dhe sjellin si rrjedhoje dobesimin e strukturave te ndryshme hierarkike ne vend.
Së treti, rritja e çmimeve të shumë artikujve gjatë vitit të fundit dhe mbi të gjitha e hidrokarbureve nënkupton një mundësi më të vogël akumulimi, pra dhe dërgese për në Shqipëri.
Edhe arsyetimi i rritjes së remitancave për shkak të blerjes së apartamenteve në vendlindje duket si i tejkaluar, sidomos në këto dy vitet e fundit që pasqyrojnë diku rënie, diku ngopje në sferën e ndërtimit. I pamjaftueshëm është dhe argumenti i prurjeve të lidhura me hapjen e aktiviteteve të reja private, ndërkohë që ekonomia po përjeton stanjacion, bile dhe rënie. Po ashtu, pretendimi i rritjes së turizmit prej kësaj kategorie nënkupton dhe kursime shtesë për të realizuar këto pushime, që dhe në Shqipëri nuk duken aq të lira.
Pse remitancat janë për ne çështja kryesore e ditës?
Remitancat,prurjet e emigranteve Shqipetare sjellin përfitimet e drejtpërdrejta dhe të menjëhershëme për familjet e emigrantëve dhe për ekonominë. Flukset e remitancave për vendet në zhvillim janë vlerësuar sa dyfishi i ndihmës për zhvillim që përfitojnë këto vende. Në disa vende si Shqipëria, ato tejkalojnë ndjeshëm investimet e huaja direkte. Rrjedhimisht, qeveritë aktualisht po u kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje flukseve të remitancave në strategjitë e tyre të zhvillimit, pasi ato përbëjnë një burim të rëndësishëm financiar për rritjen e zhvillimit ekonomik, veçanërisht në zona të pazhvilluara, ku kushtet ekonomike i detyrojnë njerëzit të emigrojnë
Që në fillim të tranzicionit, vëllimi i remitancave në Shqipëri është rritur me shpejtësi. Në të vërtetë, flukset e remitancave janë mjaft të rëndësishme lidhur me aktivitete të tjera fitimi - këmbimi valutor, duke përfaqësuar rreth 14 për qind të PBB-së, 70 për qind të eksporteve dhe 33 për qind të importeve. Italia është vendi ku shqiptarët emigrojnë më shumë. Nga ana tjetër, Shqipëria është vendi i parë që përfiton më shumë nga flukset e remitancave që Italia dërgon në vendet e tjera. Rrjedhimisht, shërbimet e remitancave nga Italia për në Shqipëri janë bërë një çështje me interes të lartë.
Një vrojtim i kohëve të fundit i bërë prej Bankës së Shqipërisë tregon se remitancat kanë ndikuar pozitivisht në gjithë rajonet e Shqipërisë. Ndikimi është pak më i lartë në rajone më pak të zhvilluara, duke lehtësuar disi pabarazinë në të ardhurat mesatare për frymë. Remitancat janë bërë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për individët, duke arritur në 33 për qind e të ardhurave të disponueshme të një familjeje mesatare dhe pothuajse 40 për qind në zonat rurale.
Remitancat janë përdorur kryesisht për mallra konsumi të importuar, për shërbime dhe për blerjen apo ndërtimin e shtëpive. Një pjesë e vogël është kursyer ose është investuar në biznese, kryesisht në sektorin e bujqësisë. Për rrjedhojë, ndikimi i remitancave në krijimin e punëve të reja ka qenë i kufizuar.
a- përmirësimi i njohurive tona rreth remitancave është i rëndësishëm për vlerësimin e politikave, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në rolin zhvillues të remitancave në ekonomi.
b- Më shumë se gjysma e remitancave hyjnë në vend nëpërmjet kanaleve jozyrtare. Vrojtimet tona tregojnë se shumica e remitancave që hyjnë në Shqipëri kanalizohen nëpërmjet burimeve jozyrtare; të sjella fizikisht nga emigrantët (59 për qind), nëpërmjet miqve dhe të afërmve (23 për qind.
Edhe pse kompanitë e transfertave të parave ofrojnë shërbime transfertash me komisione të arsyeshme, duke mbuluar një shtrirje të mirë gjeografike, ende vëmë re se një pjesë e madhe e parasë cash hyn në vend me çanta.
Remitancat mund të jenë një pikë hyrjeje për shumë dërgues të remitancave dhe për familjet e tyre në sistemin formal financiar. Shumë familje të emigrantëve ose nuk janë familjarizuar me bankat ose i përdorin pak ato.
Ndryshe nga flukset financiare që treguan një luhatshmëri të lartë gjatë viteve `90, remitancat vazhdojnë të rrjedhin në mënyrë shumë më të qëndrueshme. Në drejtim të kohëzgjatjes së "ciklit të jetës" të remitancave individuale, teoria tregon se sa më i gjatë të jetë vazhdimi i statusit të emigrantit, aq më i ulët është probabiliteti për flukse të mëdha remitancash.
Shqipëria në krizën ekonomike globale
Ekonomia botërore po tonditet duke u pasuar me krizen globale.Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rritjen më të ulët ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore.Shpejtësia e përkeqësimit të krizës ekonomike globale po çudit shumë ekspertë të ekonomisë. Fondi Monetar Ndërkombëtar vazhdon të ulë parashikimet për rritjet ekonomike duke thënë se ekonomia globale mund të jetë në 2009 në nivelet më të ulta në 60 vjetë. Ky përkeqësim i ekonomisë globale do të sjellë një ulje më të madhe të rritjes ekonomike të Shqipërisë.
Pakësimi i të ardhurave nga emigrantët dhe ulja e eksporteve janë disa nga efektet e para që po ndjen Shqipëria. Niveli i eksporteve që jo më larg se nëntori i vitit të kaluar ishte në shifrat e 15 përqindëshit, tani është negativ, një dukuri e paparë ndonjëherë më parë për mbarë rajonin.
"Ulja e ndjeshme e kreditimit apo shtrëngimi i kreditimit që po ndodh tani është serioz. Ulja e akvitetit ekonomik mund të sjellë pakësim të mëtejshëm të grumbullimit të taksave. Janë këto dy aspekte të tjera që po i shohim dhe i kemi identifikuar si rreziqe".
Është shumë e vështirë të parashikosh si do të jetë situata ne muajt ne vazhdim por e rendesishme është se qeveria duhet të veprojë ashtu siç ka vepruar deri tani për të siguruar stabilitetin e sistemit financiar. Kjo nuk është një krizë globale që mund të zgjidhet në Shqipëri por Shqipëria mund të bëjë më të mirën për të mbajtur stabilitetin.
Me ane te kombinimit te instrumentave te operacioneve te tregut te hapur, Banka Shqipetare, ka mireadministruar situaten e likuiditetit,duke i nxitur bankat te jene aktive ne tregun nderkombetare.Sistemi bankar shqipetare shfaq nje shkalle te larte te perqendrimit te depozitave,ku kater bankat e medha zene rreth 70 % te totalit te tyre.
Faktori i dyte –Renia e ritmeve te depozitave.
Gjate vitit 2008 dhe pikerisht ne tetor te ketij viti, ka filluar rënia e ritmeve të depozitave, për shkak të rënies te remitancave, si dhe të tërheqjes në bankat e nivelit të dytë. Kjo bëri që ritmi i shtimit të depozitave në vitin 2008 të jetë vetëm 2.9 për qind nga 15 për qind mesatarisht në vitet 2004-2007.
Një nga masat e para në SHBA dhe BE ishte ngritja e kufirit mbrojtës të depozitave kurse tek ne, kjo masë vonoi, për rrjedhojë u rrit fluksi i tërheqjes nga bankat. Ministri i Financave përmendi edhe shifrën prej 60 miliardë lekë të tërhequra gjatë kësaj periudhe, sipas tij, kjo erdhi si pasoje e panikut qe kaploi popullsine.
Megjithate vlen per tu theksuar fakti që Kuvendi, këto ditë, po miraton me konsesus ndryshimet ligjore që rrisin kufirin e mbrojtjes të depozitave deri në 2.5 milionë lekë, që duket një nivel i përshtatshëm për kushtet e vendit tonë.
Përkeqësohen treguesit e eksport-importit
Eksportet mbulojnë vetëm ¼ e importeve, ndërkohë që bilanci tregtar vazhdon të përkeqësohet. Ritmet e eksportit kanë ardhur në rënie prej muajit tetor,në mln lekë:
Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar 09
10,712 9,574 9,092 6,969 6,642
Rënie më e thellë,- 23 për qind, është shënuar në dhjetor,që përbën dhe nivelin më të ulët të vitit. Kjo prirje ka vazhduar edhe në janar 2009. Në periudhën afatshkurtër, pritet nje rënie e menjehereshme e ritmeve, në të dy krahët, sidomos në eksportet.
Shqiperia rreth 95 $ për qind të eksporteve,i shkojnë pothuajse tërësisht në vendet e BE. Këto vende,siç dihet, kush më e kush më pak janë prekur nga kriza, që duket në uljen e kërkesave në këtë sektor ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre rreth 400 firma me rreth 100 mijë punëtorë. Një thellim i krizës mund të çojë në mbylljen e vendeve të punës dhe shtimin e papunësisë.
Zhvlerësohet leku(!)
Sipas BSH, gjatë 3-mujorit të katërt, leku u zhvlerësua si pasojë e ndryshimit në vlera negative të indeksit të kursit nominal efektiv të këmbimit në masën 3.9 për qind. Kjo prirje ka vazhduar të thellohet gjatë tremujorit të parë të vitit 2009. Leku, krahasuar me vitin 2008, është zhvlerësuar ndaj usd dhe euros përkatësisht 10.8 dhe 5.9 për qind.
Kursi 31.12.2008 25.3.2009 Ndryshimi Në %
Lek/USD 88.0 97.1 9.1 10.8
Lek/Euro 123.8 131.1 7.3 5.9
Forcimi i monedhave kryesore- euros dhe usd- për rrjedhojë, zhvlerësimi i lekut ndaj tyre, prek të gjithë qytetarët, pasi ndikon në rritjen e çmimeve të mallrave të importit,e cila do të pasqyrohet , ndonëse jo menjëherë, në çmimet artikujve të konsumit.
Cili mund t jete parashikimi për zhvillimin ekonomik të vendit gjatë vitit të ardhshëm?
Kriza ndërkombëtare financiare që po vazhdon ka të ngjarë të ndikojë ne rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë vitit 2009 si dhe mund të ndikojë mbi të varfrit. Shenjat e para të ketij ndikimi janë ndjerë në rënien e te ardhurave nga emigracioni, të cilat mund të ndikojnë konsumin dhe importet, si dhe të moderojnë deficitin aktual. Ne presim që rritja të ulet në 2009, por Shqipëria përsëri është në gjendje që te paraqitet me mirë se fqinjët e saj rajonalë.
Në vijim, nëse vendi përshpejton reformat strukturore dhe përmirëson konkurrueshmërinë, mendojmë se Shqipëria do të pozicionohet më mirë për të shfrytezuar potencialet e veta dhe përballur krizën.
Në Shqipëri, të varfërit po marrin të ardhura nga emigracioni në mënyrë të pabarabartë. Prandaj, këto familje mund të ndjejnë mungesa në buxhetin e tyre.
Më lejoni të them nuk është Banka Botërore ajo që vendos nëse ka një rritje të çmimit apo jo, por është rregullatori i sektorit të energjisë ai që duhet të shqyrtoje situatën, të shqyrtojë bisedimet me kompaninë private dhe të shqyrtojë financimet e disponueshme të qeverisë. Ndërkohë, ne kemi besim se rregullatori gëzon kapacitetin e duhur për të analizuar të gjithë këta faktorë sëbashku me situatën ekzistuese dhe për të marrë vendimin e përshtatshëm.
Kalimi i Shqipërisë nga financimet me terma të buta drejt atyre me natyrë më tregtare nga bankat përbën shenjën e parë të suksesit. Për një dekadë e gjysmë vendi ka realizuar një progres të fortë lidhur me rritjen e ekonomike dhe uljen e varfërisë dhe, në një farë mënyre, në mes të një krize financiare ndërkombëtare Shqipëria e gjen veten në një pozitë më të fortë krahasuar me shumë të tjerë lidhur me përballimin e kësaj krize. Tradita e gjatë e makromenaxhimit dhe politika e mirë monetare kanë rëndësi kritike në këtë kohë. Nëse i referoheni fillimit të krizës, sektori bankar i Shqipërisë ka pasur raporte më të forta se të shumica e vendeve në rajon. Megjithatë, sigurisht, është kohë për të qëndruar vigjilent, por edhe për të qenë realistë për të ardhmen.
Shqipëria është lidhur me ekonominë globale dhe ndërkohë që ekonomia globale dhe ajo Evropiane i nënshtrohen ngadalësimit sigurisht qe kjo do të prekë edhe ekonominë e Shqipërisë.
Një ngadalësim i kësaj natyre në ekonominë globale do të ketë një ndikim me bazë të gjerë dhe sektorë të tillë si shërbimet, prodhimi, ndërtimi, industria ka padyshim të ngjarë që të preken. Por një vend si Shqipëria, i cili ndodhet tashmë në procesin e reformave strukturore për të ndihmuar në çlirimin e energjive të investimeve dhe riorientimit të tyre tek këta sektorë në kushtet që, nëse reforma do të vazhdojnë, të ketë një vrull që mund të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të ngadalësimit të ardhshëm..
A kemi nje sistem financiar të qëndrueshëm ne Shqiperi?
Per kete nuk ka nje përgjigje direkte dhe te prere për garancinë e depozitave apo të kredive. Sistemi bankar nuk ka pësuar tronditje megjithëse gjithnjë e më shumë po rriten kreditë e këqija. Kjo nuk është meritë e BSH, e prapambetjes së tregjeve tona, e prapambetjes së tregut bankar dhe e fillimit me vonese të produkteve të reja me risk, perkundrazi këto pasoja nuk u ndien ose u ndien pak në Vendet e ish bllokut Lindor sepse edhe atje më pak se në Shqipëri kemi mungesa në tregje dhe kapital financiar. Ne nuk jemi prekur sepse sistemi jonë bankar nuk është i lidhur me Bankat që pësuan këtë tronditje, nuk është i lidhur me firmat që pësuan këtë tronditje. Efekti i transmisionit nuk u ndje në sistemin bankar por do ndjehet në fusha të ndryshme të ekonomisë. Në SHBA goditjen prodhimit ja dha moskthimi kredive për banesa. Ky produkt tani së fundi është futur në Shqipëri.
Pasojat në ekonomi janë refleks i lidhjeve që kanë bankat me biznesin, depozituesit, bankat e tjera të nivelit të dytë brenda dhe jashtë vendit, me bursën etj. Shqiptarët ju kthyen kredive në valutë duke mënjanuar lekun. Shkurt BSH dhe leku po e humbin gradualisht rolin e tyre në ekonomi. BSH nuk ka më ndikimin e dikurshëm në tregun monetar. Fushëveprimi saj gradualisht po zëvendësohet prej valutave të huaja, euro dhe dollarë.
Leku qe po zevendesohet ne tregun shqipetare me euron.
Sot në Shqipëri veç lekut që është para shtetërore, kanë qytetarinë edhe euro dhe dollari amerikan duke mospërjashtuar edhe valutat tjera si paund, rubël,etj. Gati gjithë qarkullimi në mjetet themelore, në tregun e tokës, në tregun e banesave realizohet nëpërmjet valutës dhe jo nëpërmjet lekut shqiptar. Import- eksportet realizohen në valutë etj. Kështu kapitalet, makineri e pajisje, ndërtesat, toka, banesat, automjetet shit- blihen me valutë. Në këtë mënyrë është rrudhur dukshëm fushëveprimi i lekut shqiptar. Përgjithësisht ka ngelur dhe qarkullon në mallrat e konsumit të gjerë..
Vlen per tu theksuar se shume nga pagesat e ndryshme po behen me euro sic jane pagesat neper universitetet private ,qerat e e shtepive,blerja e shume produkteve ne euro.
Ndikimi i sistemit bankar në ekonomi.
Ekonomia shqiptare ka ndryshim nga ekonomia perëndimore sepse akoma nuk ka mbaruar procesi privatizimit të tokës dhe kapitalit. Pra mungon ose është i pa pjekur tregu tokës mbi të cilin organizohen marrëdhëniet e shitblerjes.
1- Ne vijmë nga një sistem i centralizuar ndërsa perëndimi jo.
2- Mungon legjislacioni përkatës i rregullimit të këtyre marrëdhënieve për të thithur investitorët e huaj.
3- Kemi një sistem bankar të prapambetur
4- Hapja e tregjeve apo liberalizimi nuk mund te jene qellim ne vetvete.
"Tashme eshte e ditur se kriza globale do te preke krahas vendeve te tjera edhe Shqiperine dhe ata qe do te goditen me shume jane te varferit. Shenjat e para kane filluar, ne e pame ate ne renie te dergesave, cka mund te sjelle renien e konsumit dhe importeve gjithashtu. Gjithsesi Shqiperia qendron ende ne nje pozicion te mire edhe krahasuar me vendet e rajonit. Ne nuk e dime sa kriza do te zgjase por eshte e rendesishme qe Shqiperia te ndermarre masat e duhura per menaxhimin e kesaj situate dhe kthimin e saj drejt normalitetit ekonomik.
No comments:
Post a Comment