Wednesday, September 9, 2009

: E drejta për tu respektuar mbi lirinë ,familjen dhe jetën private

“Jeta është e shenjtë” - ky nuk është vetëm një konceptim i imi ,por e takojmë kudo në shoqëri dhe në jetën e përditshme.Jetojmë me këto iluzione ,jetojmë me njerëz me të cilët ndajmë hallet ,shqetësimet,gëzimet,dhe hidhërimet.Jemi pjesë e se terës dhe e asaj që quhet shoqëri,të cilën secili nga ne e mbush me menyrën e tij të të jetuarit.Kjo shoqëri ,pjesë e së cilës jemi dhe ne,udhëhiqet nga parime që në shekuj kanë marrë forma të ndryshme,duke filluar që nga kanunet,ligjet kodet,pse jo dhe kushtetutat.

Por kjo kushtetute me parimet e përgjithshme që udhëheqin dhe qeverisin jetën e një vendi,pikërisht aty ku ligjet e tjera marrin frymë prej saj,kjo do ta bënte më të përgjegjshëm shtetin dhe makinat e tij ,që të shërbenin si garanci më e madhe për individin dhe lirinë e tij.

Me të drejtë që një shtet të jetë i tillë, duhet tu plotesojë minimalisht popullit të tij të drejtën kushtetuese,lirinë dhe të drejtën e jetës private.
Çdokush ka të drejtë të jetojë jetën e tij ashtu sic i pëlqen ,por në momente të caktuara kur shteti ndërhyn në jetën private të shoqërise ,atëherë individi do të vihej perballë fuqisë së shtetit.

Ishte pikërisht populli gjerman ,i cili nën influencen e krishtërimit zhvilloi idenë se njeriu është i lirë.Në vijim të saj Hegeli theksonte, se shkalla me e lartë e lirisë,ndodh kur ne veprojmë në përputhje me vullnetin e përgjithshëm dhe racional të të gjithë shoqërise.

Rilindja nuk e sheh me njeriun sipas gjendjes së tij në rregullin e botës,por si një individ që mund të bënte gjithcka për vehten.Ai mund dhe duhet te vendose vetë si individ për atë që është e mirë dhe e drejtë.
Ndërmjet individit dhe shtetit sipas Hegelit,qëndrojne dy stade dialektike ,familja dhe shoqëria.Familja është,stadi i parë i vullnetit objektiv.Në martese dy njerëz lenë mënjëanë vullnetet e tyre individuale,në atë masë sa qëllimi i tyre është që të bëhën si një person i vetëm.
Meqenëse familja është një njësi e vetme, e bashkuar nga hallkat e ndjenjës apo dashurise ,krijon logjikisht momentin e parë të mishërimit ,ajo bëhët pronë e përbashket,dhe unifikohet në arsyen ligjore.Shteti është një sintezë e familjes dhe e shoqërisë civile.

Lidhur me të kaluarën historike të shekullit XX ,pjesë përbërëse e tij ishte i ashtuquajturi shteti i teorisë liberale ,i kufizuar ne funksionet e mbrojtjes së të gjithë qytetarëve të tij kundër dhunës, vjedhjes dhe mashtrimit duket se ishte rishpërndarës nga njeri grup tek tjetri.Pikërisht gjatë periudhës së sistemit totalitar në Shqipëri u sigurohej mbrojtje vetëm atyre që paguanin për mbrojtjen, dhe politikat egzekutuese të tij.Pra njerezit që nuk paguanin një kontratë mbrojtjeje nga ky monopol nuk mbroheshin prej tij.

Monopolizimi i përdorimit të forcës është në vetvete i pamoralshëm.Individët paqësore nuk i shkelin të drejtat e të tjerëve,për rrjedhoje kur shteti kërcenon dikë me pa të drejtë kështu ai shkel të drejtat e atij njeriu.Parimi themelor kantian pohonte se individët janë qëllime e jo thjesht mjete, dhe se nuk mund të sakrifikohen ,ose të shfytezohen për arritjen e qëllimeve te tjera,pa pëlqimin e tyre.
Kushdo që i kushton një fare vemëndje çështjeve njerëzore dhe të natyrës sonë te përbashkët,do të vëreje se nuk ka njeri që të mos dëshirojë të jetë i gëzuar,të mos ketë paqe,madje edhe ato qe kërkojne luftë dëshirojnë vetëm fitore domethënë,dëshirojnë të sigurojnë paqen me lavdi.

Le të sjellim në vëmëndje ato qindra e mijëra familje refugjatesh shqipëtare të cilët emigruan pas rënies se komunizmit drejt vendeve te ndryshme te botës.
Shembull konkret janë ato emigrante që formimi I tyre intelektual dhe kulturor mbase kishte arritur majat e klasifikimit ne Shqipërinë e asaj periudhe.

Ata emigrante që ju drejtuan vendeve të ndryshme, për të siguruar “një kafshatë buke” u detyruan te gjithë të vishnin pa dallim formimi e intelekti vellon e të qenurit emigrant ,që barazohej me të drejtat e edacakeve të ndryshëm të botës,por jo kurrsesi me ato vendas edhe pse ndanin te njëjtin profesion.Liria për to ishte asgjë më tepër vecse përbuzëse,e ato rendnin e rendnin pas saj me qëllim që ta takonin atë në kuptimin më të plotë të saj.

Për këto arsye ne ndërtuam shtete,pallate shumëkateshe gradaçela nga ku majet e tyre preknin qiejt,godina nga ku këmbet e tyre rezultojne si yje me pesë cepa, dhe që janë më të nderuarat në botë,pikërisht aty ku problemet marrin formë,aty ku planet për luftra dhe paqe zhvillohen,aty ku paqja e njerit sjell cënimin e të drejtave të tjetrit e përse vallë e gjithë kjo?

Gjithmonë duke synuar nën pretekstin “një jetë më të qetë”.Jeta jonë është e lidhur ngushtësisht me jetën e njerëzve të tjerë,me shoqërinë dhe mbi të gjitha me shtetin.Pra edhe luftërat zhvillohen me dëshirën për paqe,madje cdo njeri kërkon paqen me anë të luftës por askush nuk e kërkon luftën me anë të paqes.Megjithatë çdo art,cdo hulumtim e po kështu çdo veprim apo veprimtari,mendohet se synojnë dicka te mirë.
Që në antikitet e gjer më tani janë dhënë përkufizime të ndryshme ,të shumëllojshme,mbi vetë jetën,qoftë nga filozofë e mendimtare,politologë e sociologë si edhe nga secili prej nesh që me të drejtë e jetojmë këtë jetë.
“Që të jetosh jetën private duhet,të gëzosh pavarësi fizike dhe morale duke përfshirë edhe jetën seksuale.

Askujt vec shtetit do ti binte barra për të garantuar të drejtën e kujtdo për të jetuar së bashku dhe i lirë me familjen e tij ,sepse shteti reagon,më fuqishëm se askush në shoqëri .Mbrojtja kombëtare,siguria publike,mirëqënia ekonomike e vendit,parandalimi i crregullimit ose krimit,mbrojtja e lirive dhe te drejtave të njeriut të gjitha këto motive ,do të justifikonin ndërhyrjen e shtetit në jetën private të individit,por përsëri këto i lënë vetë shtetit mundësinë për të vlerësuar se kur nje rast i tillë do të kërkonte ndërhyrjen e shtetit.

Por vallë kush është shteti?

Jam unë, ne,ti jemi e gjithë shoqëria që përbëjmë atë që quhet shtet ,por në momente të caktuara kur ndodhemi në hierarkinë me të lartë harrojmë qëllimin për të cilin jemi besuar.
Pra jemi ne ,me parimet dhe moralin tonë që vendosim kufizime mbi liritë dhe të drejtat. Të gjitha keto kanë pasqyruar në një forme apo në një tjetër vullnetin e shoqërisë.

Krahas asaj që quhet shtet,në shoqërinë tonë ,mes nesh ka edhe njerez të cilët nuk i kuptojne sic duhet të drejtat dhe liritë e tyre,dhe harrojnë se liria e njerit,fillon aty ku mbaron liria e tjetrit.

Një “dorë e padukshme” me shtyn që veprimi im në shoqeri të japë efekte që do ta ndryshoje vetë shoqerinë, dhe në analizë të fundit edhe vetë mua,shtetin.






Pregatiti : VJOLLCA LLESHI

No comments:

Post a Comment